LAJMI I FUNDIT:

Apeli lë në fuqi dënimin për grupin e “Badocit”

Apeli lë në fuqi dënimin për grupin e “Badocit”

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve B.L.,G.H.,M.H.,E.L. dhe F.M, ndërkaq aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 18.07.2016, është vërtetuar.

Sipas këtij aktgjykimi katër nga të akuzuarit janë gjetur fajtor se bashkërisht kanë kryer  veprën penale “Përgatitje e veprave terroriste ose veprave kundër endit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, ndërsa njëri nga ta për “ndihmë për kryerjen e veprës penale të terrorizimit. Po ashtu dy nga pjesëtarët e këtij grupi, janë shpallur fajtor edhe për veprën penale: Mbajtje në pronësi, kontrolle, ose posedim të pa autorizuar të armeve”.

I akuzuari B.L. është dënuar me 13 vjet burgim, G.H. me 12, M.H. me 10 vjet e tre muaj, E.L. me 10, dhe F.M. me 4 vjet burim.


Gjykata e Apelit konstatoi se pretendimet e avokatëve mbrojtës për vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, nuk qëndrojnë, dhe si të tilla janë të pa bazuara.

Po ashtu kjo gjykatë vlerëson se gjykata themelore e ka aplikuar drejtë ligjin penal, dhe se të akuzuarve u ka shqiptuar dënime të cilat janë në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore dhe shkallen e përgjegjësisë penale të akuzuarve. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori