LAJMI I FUNDIT:

Apeli ia vërteton dënimin për korrupsion Sokol Bashotës

Apeli ia vërteton dënimin për korrupsion Sokol Bashotës

Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar fajësinë ish kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota tash edhe kandidat për të parin e kësaj komune, për mosdeklarim të pasurisë.

Apeli e ka konsideruar të duhur dënimin me kusht dhe 1,200 euro gjobë të cilin e kishte shqiptuar Gjykata e Pejës në shkurt të këtij viti.


Të njëjtin vendim Gjykata e Apelit e morri edhe për të akuzuarin Enver Berisha të cilin gjykata e Pejës e kishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht.

“Kolegji i gjyqtarëve nga divizioni penal i Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës së Apelit të Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara ankesën e Prokurorisë Themelore në Pejë dhe ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve S.B. dhe E.B.. ndërsa e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë, të akuzuarit S.B. dhe E.B., secili veç e veç janë shpallur fajtor për shkak të veprave penale mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve tjera financiare, nga neni 437 paragrafi 2 të KPRK dhe ndaj secilit prej të akuzuarve është shqiptuar dënimi me burgim, në kohëzgjatje prej nga 6 (gjashtë) muajve, të cilat dënime nuk do të ekzekutohen, nëse të akuzuarit në afatin prej 1 (një) viti, nuk kryejnë vepra tjera penale. Gjithashtu, ndaj të akuzuarve në fjalë, janë shqiptuar edhe dënime me gjobë, në shumë prej nga 1,200.00 Euro, të cilat dënimet, të akuzuarit do t’i paguajnë në afat prej 15 ditëve, nga dita kur ky aktgjykim të bëhet i formës së prerë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Kolegji i gjyqtarëve i Gjykatës së Apelit të Kosovës ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë drejtë ka vepruar kur të akuzuarit i ka shpallur fajtor për shkak të veprave penale të lartcekura, ndërsa aktgjykimi i ankimuar nuk është përfshirë në asnjë shkelje ligjore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori