Apasiev poshtëron Kuvendin e Maqedonisë, nxjerr këpucën për të vulosur amandamentet

Dy deputetët e partisë “E Majta” dje kanë dhunuar rregullat e Kuvendit të Maqedonisë dhe për këtë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka paralajmëruar masa për të njejtët, ku mes tjerash tha se deputeti Borislav Krmov do të duhet të paguaj dëmin material që ka shkaktuar në pjesën e sallës së Kuvendit ku ka thyer ekranin e kryesuesit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Më vonë ishte kryetari i Krmovit, Dimitar Apasiev ai që dhunoi rregulloren për mirësjellje në Kuvend duke nxjerrë këpucën dhe duke simuluar vulosjen e dokumenteve me amandamente që nuk janë pranuar partisë së tij, në procesin e diskutimit për ndryshimet në Rregulloren e punës së Kuvendit. Amandamentet e “Të Majtës” nuk janë pranuar nga udhëheqësia e Kuvendit pasi të njejtat ishin të pavulosura nga shërbimet e Kuvendit.
Apasiev nga foltorja e Kuvendit tha “Ja edhe unë do ta nxjerr këpucën, si sulmuesi i George Bush në Irak, dhe do të vulos këto dokumente me amandamente që ju i quani se disa janë me vulë e disa janë pa vulë”
Përndryshe, këto gjeste të deputetëve të “së Majtës” nuk janë të vetme, pasi më herët kanë pasur konflikt me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe në fjalën përshëndetëse në Kuvend gjatë vitit të kaluar të Ursula von der Leyen, kryetare e Komisionit Evropian, Apasiev u pa duke bërë zhurmë dhe gjatë daljes i tregoi gishtin e mesit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë