LAJMI I FUNDIT:

Anulohet prodhimi i Golf R400 për shkak të skandalit të Volkswagen?

Anulohet prodhimi i Golf R400 për shkak të skandalit të Volkswagen?

Volkswageni se ka anuluar në momentet e fundit projektin për modelin Golf R400, për shkak të “ringjalljes” së skandalit me emetimin e gazrave.

Dy vjet më parë, Volkswagen në Panairin e Automobilave në Pekin kishte prezantuar konceptin Golf R400 që kishte më shumë se 400 kuajfuqi, nga motori 2.0-litërsh.

Atëkohë u fol për planet e gjermanëve për superveturë, por tani Automotive News raporton se këto plane janë shtyrë për shkak të skandalit me emetimin e gazrave.


VW tashmë ka publikuar se ka shtyrë disa projekte si mënyrë për të zvogëluar shpenzimet dhe për të menaxhuar më lehtë skandalin “Dieselgate”.

Gjiganti gjerman pritet që të konfirmojë këto raportime ditëve në vijim.