Manchester United shpenzoi 95 milionë euro për transferimin e sulmuesit brazilian Antony dy vite më parë nga Ajax.

Por anësori brazilian nuk ka bindur në asnjë moment për shumën e shpenzuar dhe Djajtë e Kuq pritet ta shesin atë.


Djajtë e Kuq janë gati të shesin Antonyn ër rreth 40 milionë funte, raportojnë mediat e ndryshme në Angli.

Drejtuesit e gjigantit anglez do të konsideronin gjithashtu oferta huazimi për brazilianin, me idenë e shitjes të përhershëm të anësorit në verë.

Antony 1 1

Më herët u raportua për interesim nga Newcastle United , Crystal Palace dhe Ajax për 24-vjeçarin.

Sulmuesi ka bërë katër paraqitje për Man United këtë sezon, duke shënuar një gol. /Telegrafi/

telegrafi sport app