Antonio Conte e do top yllin e Manchester United si blerjen e tij të parë tek Napoli

Antonio Conte dëshiron që ta transferojë një lojtar të Manchester United sapo emërimi i tij si trajner i Napolit të konfirmohet, sipas një agjenti italian.
Conte u pajtua me një kontratë tre vjeçare për të marrë ‘frenat’ e kampionit të vitit 2023 në Serie A, sipas Fabrizio Romanos, teksa kanë mbetur vetëm detajet e fundit për t’u kompletuar para njoftim zyrtar.
Napoli përfundoi në pozitën e dhjetë në Serie A sezonin që lamë pas, duke ndërruar kështu tre trajnerë gjatë këtij sezoni pas largimit befasues të Luciano Spallettit.
Tani, presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka kthyer vëmendjen tek Conte, katër herë fitues i Serie A, për të ringjallur klubin nga vështirësitë.
Italiani pritet që të rikthehet në stol pas një pushimi 13-mujor pas largimit të tij nga Tottenhami.
Sipas agjentit italian Gigi Iacomino, i huazuari i Manchester United, Sofyan Amrabat, është objektivi i tij kryesor për të përforcuar mesfushën.
Reprezentuesi maroken ka duruar një sezon të vështirë në ‘Old Trafford’ për shkak të lëndimeve, por pati një paraqitje pothuajse perfekte në fitoren me rezultat 2-1 ndaj Manchester Cityt në finale të FA Cup.
Conte në anën tjetër do të kërkojë disa transferime edhe në fazën e mbrojtjes, ku aty objektivi kryesor mbetet ish-lojtari i Napolit, Kim Min-jae, i cili pasi u transferua tek Bayerni verën e kaluar, nuk arriti që të sigurojë një fanellë titullari./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës