LAJMI I FUNDIT:

Antikorrupsioni trajtoi 168 raste të konfliktit të interesit

Antikorrupsioni trajtoi 168 raste të konfliktit të interesit

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka trajtuar 168 raste për konfliktit të interesit dhe ka bërë një numër të madh të kallëzimeve penale në fushën e deklarimit të pasurisë, konfliktit të interesit dhe në fushën e keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK), Shaip Havolli, thotë se puna e Agjencisë është e varur prej Prokurorisë dhe Policisë


“Agjencia ka bërë një numër të madh të kallëzimeve penale në fushën e deklarimit të pasurisë, konfliktit të interesit dhe në fushën e keqpërdorimit të pozitës. Agjencia ka trajtuar 168 raste në aspektin e konflikt të interesit”.

“Puna e Agjencisë është e varur prej Prokurorisë dhe Policisë. Raportet ekzistojnë të mira dhe kemi takime të rregullta. Një numër të madh të rasteve i kemi dërguar në prokurori. Shumicën e rasteve kemi informatën kthyese se prokuroritë përkatëse kanë ngritë aktakuza dhe jemi në fazën e pritjes se rezultateve finale të formës së prerë”, u shpreh Havollipër Ekonomia Online.

Ai ka treguar se kanë filluar edhe hartimi i ligjeve mbi Agjencinë dhe deklarimit të prejardhjes së pasurisë, për të luftuar korrupsionin.

“Agjencia bën hetime administrative. Ligjet e hyra në fuqi për konflikt interesi dhe i sinjalizimit. Tani jemi në fazën hartimin e Ligjit mbi agjencinë dhe deklarimit të pasurisë. Do të shohim se cili do të jetë roli i Agjencisë në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit”.

Havolli njoftoi se kanë filluar përgatitjet për hartimin e strategjisë nacionale Antikorrupsion për vitin 2020-2025.

“Ka filluar përgatitjet për hartimin e strategjisë nacionale antikorrupsion, pasi që Kosova nuk është as strategji për shkak të problemeve politike, e cila do të jetë 2020-2025”.

Gjatë vitit 2019, AKK-ja ka zhvilluar procedurën e hetimeve paraprake në gjithsej 385 raste, prej të cilave 102 janë bartur nga viti paraprak, kurse gjatë vitit 2019 janë pranuar edhe 283 raste.

Numri i përgjithshëm i informacioneve anonime të trajtuara është 35. Gjatë vitit raportues Agjencia ka trajtuar gjithsej 141 raste të iniciuara sipas detyrës zyrtare.