LAJMI I FUNDIT:

Antikorrupsioni kërkon që Ivanov të heq dorë nga luksi

Antikorrupsioni kërkon që Ivanov të heq dorë nga luksi

Komisioni për Antikorrupsion kërkon nga Shërbimet për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta që të shfuqizojnë marrëveshjen ne ish-presidentin Gjorge Ivanov për blerjen e hapësirave të zyrës për të cilën, për një muaj për shpenzime komunale dhe qira paguajnë 4.500 euro.

Nga Antikorrupsioni sugjerojnë që ish-presidentit t’i jepet zyrë e cila është nën pronësi të shtetit dhe për të cilën nuk do të paguhet qira, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska tha se dokumentet të cilat ka pranuar, konfirmojnë se marrëveshja është bërë me procedurë jotransparente me persona të afërt të shfrytëzuesit dhe i mundësohet pronarit të ketë përfitime pronësore.


Pas mbarimit të mandatit, Iavanov mori një zyrë me qira në ndërtesën në “Xhevair” me sipërfaqe prej 274 metra katror. Përveç pagesë mujore të qirasë prej 1.950 euro, paguhen edhe shpenzimet për tre të punësuar, faturat komunale, veturë zyrtare dhe një shoferë, të gjitha shpenzimet paguhen nga buxheti i shtetit, ndërsa presidenti merr pension mujor.

Ivanovska gjithashtu shtoi se në krahasim me vendet tjera të rajonit tregon se në asnjë vend ish-presidentët nuk gëzojnë privilegje të përhershme.

“Ne kemi parë rezultatet që kanë pasur ish-presidentët tjerë dhe për këtë shpenzimet i shikojmë si jo produktive”, tha Ivanovska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Sveçla pas lirimit të dy serbëve: Duket qartë forca e ligjit dhe e drejtësisë këtu nuk ka pasur peshë

Reagon Sveçla pas lirimit të dy serbëve: Duket qartë forca e ligjit dhe e drejtësisë këtu nuk ka pasur peshë

Lajme
Krijimi i Qeverisë, Konjufca tregon dy skenarët e mundshëm

Krijimi i Qeverisë, Konjufca tregon dy skenarët e mundshëm

Lajme
Lirimi i dy serbëve - reagon Haxhiu: Shqetësuese, u hodhën poshtë aksionet policore

Lirimi i dy serbëve - reagon Haxhiu: Shqetësuese, u hodhën poshtë aksionet policore

Lajme

"Gjithçka nisi me një zyrë më 1996", ambasada e ShBA-së sjellë historikun e përbashkët me Kosovën

Lajme
Shpallet një person në kërkim për vjedhje në Prishtinë, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve

Shpallet një person në kërkim për vjedhje në Prishtinë, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve

Kronika e Zezë
Konjufca: LVV ende nuk e ka emrin për kryetarin e ardhshëm të Kuvendit, koalicioni i nevojshëm për krijimin e Qeverisë

Konjufca: LVV ende nuk e ka emrin për kryetarin e ardhshëm të Kuvendit, koalicioni i nevojshëm për krijimin e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori