LAJMI I FUNDIT:

Ansu Fati starton ndaj Borussia Dortmundit, kërkon rekordin

Ansu Fati starton ndaj Borussia Dortmundit, kërkon rekordin
Ansu Fati (Foto: Goal.com/Getty Images)

Ansu Fati është zgjedhur nga Ernsto Valverde për të startuar ndaj Borussia Dortmundit, duke e lënë në bankë Lionel Messin.

16-vjeçari në fundjavë shënoi një gol dhe asistoi një asistim për Frenkie de Jong, në ndeshjen që Barcelona e fitoi Valencia 5-2.

Fati duke u bërë lojtari më i ri në historinë e La Ligës që ka shënuar dhe ka dhënë asistim në të njëjtën lojë.


Ansu Fati (Foto: FC Barcelona/Twitter)

Por i riu nga Guinea-Bissau do të shpresojë tas thyej edhe një rekord tjetër, për t’u bërë golashënuesi më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve.

Ai rekord mbahet aktualisht nga Peter Ofori-Quaye, i cili gjeti rrjetën në moshës 17 vjeç dhe 195 ditë për Olympiacos kundër Rosenborgut në tetor të vitit 1997.

Fati sot është 16 vjeç dhe 321 ditë, që do të thotë se numri 31 ka një sezon të tërë që ta thyej këtë rekord.


Shënuesit më të rinj në Ligën e Kampionëve  

17 vjet 195 ditë: Peter Ofori-Quaye ( Rosenborg 5-1 Olympiacos , 01/10/97)

17 vjet 216 ditë: Mateo Kovačić ( Dinamo Zagreb 1-7 Lyon , 07/12/11)

17 vjet 218 ditë: Cesc Fàbregas ( Arsenali 5-1 Rosenborg , 07/12/04)

17 vjet 218 ditë: Bojan Krkić ( Schalke 0-1 Barcelona , 01/04/08)

17 vjet 241 ditë: Martin Klein ( Panathinaikos 2-1 Sparta Praga , 27 / 02/02)


/Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori