Sulmuesi 17-vjeçar, Ansu Fati ka thyer edhe një rekord, kësaj radhe me kombëtaren e Spanjës.

Fati ka befasuar të gjithë kur debutoi me 16 vjet me fanellën e Barcelonës gjatë fillimit të sezonit 2019/20.


Ai befasoi edhe më shumë pas shfaqjes së talentit të tij, ku shënoi 12 gola dhe katër asistime në sezonin e tij të parë.

Pas thyerjes së disa rekordeve me fanellën e Barcelonës, Fati një të tillë e ka bërë edhe me fanellën e Spanjës.

Fati me golin e shënuar sot (e premte) ndaj Ukrainës është bërë lojtari më i rë që shënon për kombëtaren La Roja.

Sulmuesi anësor ka momentalisht vetëm 17 vjet e 311 ditë.

Goli i Fatit erdhi në minutën e 32-të të ndeshjes për epërsinë 3-0 të Spanjës ndaj Ukrainës. /Telegrafi/

https://twitter.com/SuhailKazmi7/status/1302688551344115712

telegrafi sport app