Ansu Fati po rikthehet në La Liga, por jo tek Barcelona – dy klube të interesuara për shërbimet e tij

Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati, me shumë mundësi nuk do të vazhdojë tek Brightoni sezonin e ardhshëm, pasi klubi anglez duket se nuk do të bëjnë ndonjë lëvizje për 21-vjeçarin në verë, qoftë si huazim ose në marrëveshje të përhershme.
Në vend të kësaj, Ansu me shumë mundësi do të rikthehet sezonin e ardhshëm në Spanjë, ani pse jo tek Barcelona.
Në ditët e fundit është raportuar se Valencia dhe Sevilla janë dy destinacione të ardhshme për Fatin në huazim sezonin e ardhshëm, dhe Diario AS ka konfirmuar se ‘Los Nervionenses’ janë një opsion i mundshëm për të.
Fati ishte transferuar tek Sevilla si i ri, dhe ishte pajtuar mbi kushtet e marrëveshjes verën e kaluar, por Barcelona pranoi ofertën më të lartë nga Brightoni.
Ansu nuk është kundër idesë që të rikthehet tek ‘shtëpia e tij e parë’ në mënyrë që të tentojë ta rikthejë karrierën e tij në rrugën e duhur.
Barcelona me shumë mundësi nuk do ta shesë Fatin këtë verë, pasi ata nuk besojnë se do të merrnin një shumë të madhe parash për të, duke marrë parasysh pagën e tij.
Në këtë mënyrë, ata do të mundohen që ta huazojnë spanjollin përsëri në mënyrë që ai të rikthehet përsëri në formë dhe pastaj eventualisht ta shesin për një çmim të lartë ose ta rikthejnë në ekip përsëri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit