Ansu Fati gjen golin e parë në Ligën Premier me fanellën e Brightonit

Sulmuesi spanjoll, Ansu Fati ka shkruar emrin e tij në listën e shënuesve në kampionatin elitar anglez, Ligën Premier.
Fati kaloi te Brightoni në ditët e fundit të afatit kalimtar veror si huazim njëvjeçar pa mundësi blerje nga Barcelona.
Talenti spanjoll fillimisht nuk arriti të luante shkaku që nuk ishte i gatshëm 100 për qind, ndërsa në ndeshjet e fundit mori minuta gradualisht.
Megjithatë, 20-vjeçarit nën pronësi të Barcelonës i janë nevojitur vetëm tri ndeshje për të shënuar emrin në listën e golashënuesve.
Ansu Fati ka gjetur sot (e shtunë) golin e parë me Brightonin në ndeshjen ndaj Aston Villës, e vlefshme për javën e shtatë.
Spanjolli u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë dhe shënoi në minutën e 50-të nga afërsia për ta ngushtuar epërsinë në 3-1. /Telegrafi/
https://twitter.com/centregoals/status/1708100108217147415



















































