Ansambli “Mati”, fitues i festivalit “Hasi jehon 2018”
Mbrëmjen e së shtunës, në Gjonaj të Hasit, me ndarjen e çmimeve u mbyll edicioni i 29 i festivalit “Hasi jehon”.
Juria në përbërje Sami Piraj, Dilaver Kryeziu, Hisen Dida dhe Shaqir Hasi, çmimin “Malësori” për programin më burimor ia ndau Ansamblit “Mati” nga Bureli i Shqipërisë.
Çmimi “Malësorja” iu nda SHKA “Fushë Kosova” nga Fushë Kosova, ndërsa çmimi “Lahuta” iu nda Ansambli autokton “Rugova” nga Rugova. Çmimin “Nazmije Hoxha” e merr Vlora Duraku nga Krusha e madhe.
Përveç tri çmimeve kryesore, juria ndau edhe këto çmime:
Instrumentisti më i dalluar: Baki Xhaferi nga SHKA “Anadrinia” nga Dejni i Rahovecit Orkestra më e mirë: Ansambli “Mati” nga Burreli Grupi i rapsodëve: Grupi polifonik nga Gjirokastra Rapsodi më i dalluar: Selajdin Miftari Rituali më objektiv: Ansambli “Romaja” Kostumet më autoktone: Ansambli “Romaja” Loja popullore: Ansambli “Rapsha” nga Tuzi Koreografia më e dalluar: “Shqiponja” nga Shkupi Treshja më e mirë e valltarëve: Muhamet Sinani, Myzafer Lutfiu, Fejsal Shaqiri nga Ansambli Bresana Valltarja e dalluar: Shkurte Dauti nga Ansambli “Kruma” nga Shqipëria Valltari i dalluar: Zekirija Kadriu nga SHKA “Bajram Shabani” nga Kumanova





























