Ansambli "Deçani" ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në edicionin e tretë të Festivalit të Këngëve, Valleve dhe Lojërave Tradicionale, Stagova 2024.

Në këtë ngjarje kulturore, ata janë shpërblyer me tre çmime të rëndësishme si çmimi "Kostumografi", "Rapsod i Festivalit" dhe çmimin Special.


Ansambli deqani 1 Ansambli "Deçani" fitues i tre çmimeve/ Foto nga Komuna e Deçanit, facebook

Komuna e Deçanit e ka bërë të ditur këtë arritje përmes një postimi në Facebook, të cilin e kanë shoqëruar me fotografi të Ansamblit "Deçani". Në postim, Komuna i ka vlerësuar lartë këto arritje, duke theksuar se janë krenaria e qytetit.

Ansambli i vallleve 1 e1729536456968 Ansambli "Deçani" gjatë festivalit/ Foto nga Komuna e Deçanit, facebook

“Jeni krenaria e qytetit tonë! Suksese çdo herë e më të mëdha”, kanë shkruar ata. /Telegrafi/