LAJMI I FUNDIT:

Anri Sala në Prishtinë

Anri Sala në Prishtinë

Vepra e njohur e Anri Salës, do të prezantohet në Prishtinë nga Stacioni – Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë.

Pikënisja konceptuale e “Take Over” (2017) – një instalacion me video dhe zë i përbërë nga dy filma – janë dy vepra muzikore të njohura, “La Marseillaise” dhe “Internationale”. Kompozuar në vitin 1792, “Marseillaise” ishte e lidhur ngushtë me Revolucionin Francez, por shpejt u përhap në vende të tjera ku u bë simbol i përmbysjes së regjimeve shtypëse. Teksti i shkruar më1871 për “Internationale” fillimisht u përcaktua në vijën melodike të “Marseillaises”, deri në vitin 1888 kur muzika e saj origjinale u kompozua dhe kënga u bë himni standard i lëvizjes socialiste.


Të dyja himnet kanë pësuar ndryshime të mëdha në kuptimet e tyre politike: nga revolucioni, restaurimi, socializmi, rezistenca dhe patriotizmi, në shoqatat lidhur me kolonizimin dhe shtypjen në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë (si himne kombëtare përkatësisht të Francës dhe Bashkimit Sovjetik).

“Take Over” e bën të dëgjueshme marrëdhënien e ngushtë të këtyre dy himneve dhe gërmon lidhjen muzikore në gjurmët e këtij ndryshimi simbolik.

Anri Sala është artist që punon në Berlin. Lindi më 1974 në Tiranë.