LAJMI I FUNDIT:

Anonymous i çon mesazh Vladimir Putinit

Anonymous i çon mesazh Vladimir Putinit

Grupi i hakerëve Anonymous i kanë çuar “selam” presidentit rus Vladimir Putin, përmes një video të cilën e kanë publikuar në rrjete sociale.

Ata ia numërojnë një nga një të bëmat e tij, madje e kritikojnë se derisa të tjerët i përqeshte se po tentojnë të fillojnë luftëra, të njëjtën ai tani po e realizon në praktikë, transmeton Telegrafi.

Ia rikujtojnë sesi çdo ligj ndërkombëtar po e shkel, duke hedhur bomba nëpër qytetet e Ukrainës – në veçanti në lagjen e banuara (pra me civilë).


Anonymous theksojnë se një retorikë e tillë vetëm sa do ta irritojë më shumë popullatën në Rusi, ku me çdo kusht po tenton t’i shtyp ata që po e kundërshtojnë – madje edhe protestuesit që kanë dalë kundër luftës së përgjakshme në Ukrainë. /Telegrafi/