LAJMI I FUNDIT:

Anne Heche në kujdes intensiv, por në gjendje “stabile” pas aksidentit

Anne Heche në kujdes intensiv, por në gjendje “stabile” pas aksidentit
(Foto: Invision/AP)

Anne Heche mbetet e shtruar në spital dhe në kujdesin intensiv, pasi automjeti që ajo po ngiste u përplas me një rezidencë në Los Angeles të premten dhe u përfshi nga flakët.

Gjendja e aktores thuhet të jetë “e qëndrueshme”, pas aksidentit në të cilin ajo hyri me automjet në një shtëpi në Los Angeles, duke i shkaktuar vetes lëndime të rënda djegieje, si dhe duke dëmtuar shtëpinë e cila është bërë “e pabanueshme”.

Departamenti i Zjarrfikësve të Los Angelesit (LAFD) ka njoftuar në një deklaratë se u deshën 59 zjarrfikës për të shuar zjarrin për më shumë se një orë.


Automjeti i saj po udhëtonte me shpejtësi të madhe kur doli nga rruga dhe u përplas me një banesë – ka thënë për CNN, Jeff Lee, Zyrtari i Informacionit Publik të Policisë së Los Angelesit. Heche, e cila ishte në gjendje kritike, u dërgua në një spital nga ekipi paramjekësor i Departamentit të Zjarrfikësve.

Aktorja Anne Heche në gjendje kritike pas një aksidenti të rëndë me makinë
Lexo po ashtu Aktorja Anne Heche në gjendje kritike pas një aksidenti të rëndë me makinë

Në një deklaratë, Heather Duffy Boylston, shoqja dhe partnerja e podcastit e Heche ka thënë: “Anne aktualisht është në gjendje të qëndrueshme. Familja dhe miqtë e saj kërkojnë mendimet dhe lutjet tuaja dhe të respektojnë privatësinë e saj gjatë kësaj kohe të vështirë”.

Aktorja nga Ohio, u shfaq në telenovelën e NBC, “Another World” nga viti 1987 deri në vitin 1991, ku ajo fitoi një Daytime Emmy. Në vitet e nëntëdhjeta u bë nga aktorët më të njohur në Hollywood dhe luajti bashkë me Johnny Depp në “Donnie Brasco” (1997), me Tommy Lee Jones në “Volcano” (1997) dhe me Harrison Ford në “Six Days, Seven Nights” (1998).

Shumë fansa dhe personalitete të njohura shprehën simpatinë e tyre në rrjetet sociale pas lajmit për aksidentin që i shkaktoi djegie të rënda aktores. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Gjesti vazhdon ngacmimet ndaj Vserlos, kësaj radhe ia fut kokën në thes

Gjesti vazhdon ngacmimet ndaj Vserlos, kësaj radhe ia fut kokën në thes

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
Kalo në kategori