Anne Hathaway dhe Meryl Streep ribashkohen në sheshxhirimin e filmit “The Devil Wears Prada 2” në New York

Anne Hathaway dhe Meryl Streep janë ribashkuar në sheshxhirimin e “The Devil Wears Prada 2” në New York City.
Hathaway, 42 vjeçe, rikthehet si Andy Sachs, ndërsa Streep, 76 vjeçe, rikthehet në rolin e Miranda Priestly.
Filmi pritet të dalë në kinema në maj 2026, 20 vite pas premierës së parë, shkruan DailyMail.
Të enjten, të dyja aktoret u panë të ndara duke dalë nga xhirimet në shoqërinë e aktorëve të tjerë si Simone Ashley, Pauline Chalamet dhe Alexina Graham.
Hathaway u shfaq me një kostum krem elegant, ndërsa Streep mahniti me një fund lëkure dhe pallto bezhë.
Disa skena janë xhiruar në rrugët e NYC gjatë korrikut, ku vëmendje tërhoqi një çantë me mbishkrimin “Punway” që Hathaway mbante në një skenë – një shenjë se personazhi i saj mund të jetë rikthyer në botën e modës.
Filmin do ta drejtojë sërish David Frankel, ndërsa përveç Hathaway dhe Streep, rikthehen edhe Emily Blunt e Stanley Tucci.
Në kast janë shtuar emra si Lucy Liu, Kenneth Branagh, BJ Novak dhe Justin Theroux. /Telegrafi/



































































