LAJMI I FUNDIT:

Ankthi i çnjohjeve të Kosovës

Ankthi i çnjohjeve të Kosovës

Ka një vit e gjysmë prejse Kosova nuk ka marrë njohje të re nga asnjë shtet i botës.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ditë më parë ka deklaruar se së shpejti 10 shtete të botës mund ta tërheqin njohjen ndaj Kosovës.Nga Ministria e Punëve të Jashtme e kanë kundërshtuar një gjë të tillë, ndërsa ish-drejtues të diplomacisë kosovare e fajësojnë po këtë dikaster qeveritar për tërheqje dhe mos sjellje të njohjeve të reja për Kosovë.Ka një vit e gjysmë prejse Kosova nuk ka marrë njohje të re nga asnjë shtet i botës.

Kosova është njohur nga 116 shtete, por disa prej tyre, më saktësisht 13 shtete kanë deklaruar se e kanë rishikuar vendimin për njohje dhe rrjedhimisht e kanë tërhequr atë.Çnjohjen e Kosovës nga këto shtete e ka pohuar këto ditë në medie edhe zëvendëskryeministri në detyrë Enver Hoxhaj, i cili madje ka paralajmëruar për mundësi për tërheqje të njohjeve të tjera të pavarësisë së Kosovës ditëve në vijim.


Hoxhaj është shprehur se ka informacione që afër 10 shtete do ta revokojnë njohjen e Kosovës.Një gjë e tillë për Ministrinë e Punëve të Jashtme është e paqëndrueshme.

Ata kanë thënë për “Zërin” se Kosova nuk ka marrë kurrfarë paralajmërimi nga ndonjë shtet për tërheqje të njohjes, duke shtuar se edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë i ka mohuar deklaratat e presidentit të saj Milos Zeman, për mundësinë e tërheqjes së njohjes. Megjithatë, sipas së Drejtës Ndërkombëtare Publike, njohja është akt i njëanshëm juridik, ndërkombëtar, i parevokueshëm, që nënkupton se ajo nuk mund të tërhiqet.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori