LAJMI I FUNDIT:

Ankesa të reja për votuesit fantom, edhe zgjedhjet lokale me parregullsi

Ankesa të reja për votuesit fantom, edhe zgjedhjet lokale me parregullsi

Pastrimi i listës së votuesve mbetet një nga sfidat më të mëdha për përfaqësuesit politik. Siç duket edhe në zgjedhjet lokale të 15 tetorit do të ketë votues fantom, të cilët nuk figurojnë fare në listën e votuesve.

Ajdin Sherifi dhe bashkëshortja e tij për të dytën herë me radhë nuk do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë. Kjo pasi njëjtë si në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit të viti 2016, edhe në këto zgjedhje ata nuk figurojnë në listën zgedhore.


Ky nuk është rasti i vetëm, ka shumë paraqitje të qytetarëve edhe për persona fantom që jetojnë në adresa të ndryshme të qytetarëve, thekson kryetari i qendrës për liri “Civil”, Xhabir Deralla. Sipas tij, KSHZ dhe MBP po bartin qytetarët nga një institucion në tjetrin, pa ofruar zgjedhje konkrete, ndërsa votuesit inekzistent nuk zhduken por vetëm ndërrojnë adresë banimi.

Nga Civil presin që edhe në periudhën e ardhshme të ketë incidente dhe parregullsi, ashtu sikur edhe në ditën e zgjedhjeve. Nga ana tjetër nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor theksojnë se nuk kanë punuar në pastrimin e listës zgjedhore, sepse nuk është institucioni përgjegjës për një gjë të tillë, ndërsa listën e kanë marrë të gatshme nga MPB dhe Ministria e Drejtësisë.

Pastrimi dhe azhurnimi i listës zgjedhore ishte njëri nga rekomandimet kryesore të komunitetit ndërkombëtar për sa i përket besueshmërisë të zgjedhjeve. Dyshimet për ekzistimin e personave fantom vijnë edhe nga kryqëzimi i të dhënave të entit shtetëror për statistika dhe komisionit shtetëror të zgjedhjeve.

Përderisa në Entin shtetëror qëndron se në Maqedoni ka mbi 2 milion banorë, në listën e votuesve të KSHZ-së ka 1.8 milionë qytetarë me të drejtë vote./Telegrafi/TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori