Që nga fillimi i vitit të ri shkollor 2021/22 nxënësit e nivelit parashkollor po ballafaqohen me mungesën e teksteve shkollore. E për mungesën e librave shkollor, ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Nagavci në reagimin e saj publik akuzoi drejtoritë komunale të arsimit për mungesën e librave shkollor, duke thënë se nuk e kanë bërë kërkesën e saktë në raport me numrin e nxënësve.
“Gjatë këtyre vizitave jemi informuar se DKA-të, në disa raste nuk kanë qenë në nivelin e duhur të detyrës, duke mos planifikuar tekstet për nxënësit e të gjithave shkollave dhe duke mos bërë kërkesë të saktë në raport me numrin e nxënësve e madje në disa raste komisionet për pranimin e teksteve janë formuar me persona jo kompetent (punëtorë teknik)”, kishte thënë Nagavci ditë më parë.
Lidhur me këtë temë, Telegrafi ka kontaktuar me kryetarin e Këshillit të Prindërve, Ymret Reshiti.
Reshiti në deklaratën e dhënë për Telegrafin tha se zyrtarët arsimor nuk e kanë bërë planifikimin e saktë, dhe se kjo është papërgjegjësi nga ana e tyre.
“Jo vetëm ne si Këshill i Prindërve por tashmë janë edhe publike ankesat që i shprehin prindërit për shkak se përkundër vendimit të Ministrisë së Arsimit që librat shkollor për shkollat fillore jepen falas, shteti ose ministria i ofron, ata po detyrohen që të njëjtit libra t’i blejnë për shkak se sipas informacioneve që kemi edhe Ministria që është marrë me këtë problem del se zyrtarët arsimit të komunave qofshin drejtor të shkollave ata, nuk e kanë bërë planifikimin e saktë, të drejtë. Dhe si pasojë e mos përgjegjësisë së tyre ose neglizhencës ka ardh deri të mungesa që po shfaqet në shumë shkolla për libra të cilat ministria i ofron, kurse realiteti është se ato tashmë mungojnë dhe duhet t’i blejnë prapë”, ka thënë ai.
Më tej, Reshiti tha se shpërndarjen e librave e kanë përcjellë që nga viti 2018, dhe se çdo herë janë paraqitur probleme me mungesa të tilla.
“Ne si Këshill i Prindërve e kemi përcjell këtë shqetësim apo shpërndarjen e librave që nga viti 2018, dhe kemi parë në vazhdimësi se shpërndarja e librave bëhet keq. Çdo vit paraqiten mungesa e pajisjeve të librave të cilat jepen falas. Kjo do të thotë që kemi të bëjmë me papërgjegjësi të zyrtarëve të arsimit të cilët bëjnë planifikimin e pajisjeve të nxënësve me libra”, u shpreh ai.
Reshiti tha se kanë kërkuar nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci që të ndërmarrë masa ndaj zyrtarëve arsimorë të cilët nuk kanë raportuar saktë për numrin e nxënësve dhe librave që duhen.
“Ne si Këshill i Prindërve i jemi drejtuar me e-mail zyrtar ministres së Arsimit, që menjëherë të marrë shënimet dhe të listojë shkollat, komunat të cilat kanë këto probleme dhe të bëhen publike. Si dhe të angazhojë inspektorët e arsimit dhe të kërkojë përgjegjësi për të gjithë ata drejtues të institucioneve shkollore që nuk kanë qenë në nivel detyre në planifikimin e pajisjeve me libra shkollor falas. Dhe se ata kanë cenuar të drejtën e nxënësve të arsimit fillor, dhe kanë ndikuar që procesi mësimor të shtyhet përkundër që ka fillu në shtator. Mirëpo në mungesë të librave ende është një problem dhe e fundit është që e dëmton buxhetin familjar të nxënësve”, pohoi mes tjerash ai.
Kryetari i Këshillit të Prindërve tha se problem tjetër është se disa shkolla kanë marrë më shumë libra sesa duhet dhe nuk i kanë shpërndarë ato te shkollat e tjera. Siç tha ai, dyshimi i tyre është se dikush po keqpërdor me libra, dhe se prindërit po detyrohen të blejnë libra për fëmijët e tyre.
Ndryshe, viti i ri shkollor ka filluar me disa javë vonesë për shkak të situatës epidemiologjike. Nxënësit janë rikthyer në bankat shkollore më 27 shtator, ku sipas vendimit të Qeverisë në klasë nuk lejohen më shumë se 20 nxënës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Nga një muaj paraburgim për dy serbët e arrestuar në veri

Mickovski: Nuk mund ta mbyllim shtetin, në takimin e liderëve duhet të flasim se çfarë të bëjmë pas dështimit të ndryshimeve kushtetuese

Osmani nuk pranoi të takohet me Vuçiqin, reagon presidenti serb

Mes tensioneve në veri, Kurti takon ambasadorin Hovenier

Takim i veçantë Rama-Meloni, puthje dhe përqafime midis dy kryeministrave

Blinken nga Olso kërkon nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet në veri

Pas takimit më Kurtin, Hovenier: Nuk mund të them se ia kam ndryshuar qëndrimin për veriun

Kush është Dusan Obrenoviq, i arrestuari për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

Policia thotë se sulmi ndaj dy shqiptarëve në veri u krye nga një grup kriminelësh

Telegrafi

Tregu.Biz

Tregu.Biz

Scopic Software

theMiracle AG

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje
Më të lexuarat

Kurti tregon bisedën me Erdoganin: I shpreha shqetësimin për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ristuccia: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

Bugajski: Pajtohem me Kurtin, deklarata e Blinken ka qenë naive, SHBA-ja do të duhej të aplikonte masa ndaj Serbisë

Kirby: Kurti duhet të sigurohet që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat nga lokacionet alternative

Sveçla: Njëri nga serbët e arrestuar kishte luftuar në Koshare, u dekorua nga Millosheviqi

Tensionet në veri, ish-ambasadori amerikan në NATO: SHBA dhe BE të angazhohen në zmbrapsjen e përpjekjeve që rrezikojnë gërryerjen e sovranitetit të Kosovës