Anis Mehmeti futet në minutat e fundit dhe i dhuron fitoren Bristol Cityt
Anis Mehmeti ka shënuar golin e parë me fanellën e Bristol City në Championship, ku skuadra e tij fitoi si mysafir me rezultat 2-1 ndaj Stoke Cityt të Bersant Celinës.
Sulmuesi i kombëtares kuqezi u aktivizua në minutën e 81-të dhe katër minuta më pas u shndërrua në protagonist duke shënuar golin e fitores.
Ky ishte goli i tij i parë me Bristol Cityn, ku ka edhe një asistim.
Bersant Celian u fut në fushë në minutën e 69-të, por nuk la gjurmë në këtë takim.
Mehmeti u transferua te Bristol City në muajin janar të këtij viti nga Ëycombe.
Ai ka 10 paraqitje në Championship, ndërsa edhe te Shqipëria është ftuar për ndeshjen e fundit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























