LAJMI I FUNDIT:

Anija gjigante që përpunon deri në 250 ton peshq në ditë dhe është një kërcënim për ambientin nënujor, po qëndron për disa ditë në brigjet Anglisë

Anija gjigante që përpunon deri në 250 ton peshq në ditë dhe është një kërcënim për ambientin nënujor, po qëndron për disa ditë në brigjet Anglisë

Mbrojtësit e ambientit në Angli, janë shprehur të shqetësuar me praninë e anijes gjigante që merret me përpunimin e peshkut, që është parë në bregdetin e Sussex dhe Portsmouth.

E quajtur Margiris, anija me regjistrim lituanes – dikur e konsideruar si e dyta më e madhja në botë – në vitin 2013, iu ndalua të peshkonte në ujërat e Australisë, transmeton Telegrafi.


Sipas MarineTraffic, kjo anije kontroverse që peshon 6,200 ton dhe me gjatësi deri në 142 metra, mund të përpunojë deri në 250 ton peshq në ditë, që është një kërcënim për botën ambientin nënujor.

Kapaciteti i kësaj anijeje, që për disa ditë po qëndron në brigjet angleze, është sa dhjetëra anije të zakonshme peshkimi, duke bërë që të mbledhë sasi enorme peshqish. Gjë që ndikon më së shumti, në speciet e rrallë dhe që janë në zhdukje, ndërsa dëmton më së shumti delfinët.

Në anën tjetër, kompania holandeze Perlelviet van der Plas, ka thënë se nuk përbën kërcënim për botën nënujore, derisa pretendon se mbledhjen e peshkut e bën në shoqëri të plotë me ambientin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë

Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë

Botë
Kalo në kategori