LAJMI I FUNDIT:

Anibar: Punëtori e animacionit me Tiny Inventions

Anibar: Punëtori e animacionit me Tiny Inventions

Ne edicionin e pestë të festivalit Anibar që mbahet prej 5 deri me 10 Gusht do të mbahet punëtoria për animacion që do të drejtohet nga regjisoret Ru Kuwahate dhe Max Porter të cilët nga viti 2008 punojnë së bashku dhe janë themelues të Tiny Inventions.

Tiny Inventions vijnë nga Baltimore (SHBA) dhe kanë qenë regjisorë të shumë reklamave televizive, filmave të pavarur dhe klipeve muzikore.

Punëtoria e ka për qellim zhvillimin e aftësive në animacionit tek animatoret , ilustruesit , film-bersit dhe artistet të cilët janë të interesuar të marrin pjesë me detyra të vogla që do të ju ndihmoj për ta kuptuar më mirë procesin e animimit.


Max Porter dhe Ru Kuwahata, janë fitues të çmimeve të shumta si regjisorë të animacionit. Janë të specializuar në mixed-media, dhe veçanërisht janë të interesuar në teknika analoge dhe digjitale të animacionit , shpesh duke kombinuar artin me pune dore, animimin CG , animime të vizatuara , stop-motion dhe efekte fotografike.
Punëtoria do të mbahet nga data 9 deri 10 gusht 2014 ne qytetin e Pejës.

Kjo punëtori do te zhvillohet në gjuhen angleze dhe është e hapur për te gjithë ata që janë të interesuar të ndajnë ide me të tjerët të pranishëm në këtë punëtori, si dhe kane një eksperiencë nëanimacion, film apo ilustrime.

"Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit."

Në trend Kultura

Më shumë
Murati më 1998: Duhet të përfundojë tmerri në Kosovë

Murati më 1998: Duhet të përfundojë tmerri në Kosovë

Kulture
Kultura dhe globalizmi

Kultura dhe globalizmi

Poezia më e vjetër e dashurisë

Poezia më e vjetër e dashurisë

Kulture
Perandorët ilirë të Bizantit

Perandorët ilirë të Bizantit

Agallarët e kuq e kanë kallur Shqipërinë në zgjedhën e Rusisë dhe të Serbisë

Agallarët e kuq e kanë kallur Shqipërinë në zgjedhën e Rusisë dhe të Serbisë

Kulture
Përgjigja e Irakut për piramidat e Egjiptit

Përgjigja e Irakut për piramidat e Egjiptit

Kalo në kategori