Anibar 2026 - Pejë


Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar rikthehet në Pejë me edicionin e tij të 17-të, duke e shndërruar qytetin në një qendër të animacionit, filmit dhe kreativitetit. I njohur si një nga festivalet më të rëndësishme të animacionit në rajon, Anibar mbledh çdo vit artistë, animatorë, kineastë dhe adhurues të filmit nga vende të ndryshme të botës.
Përgjatë shtatë ditëve, festivali sjell filma të animuar, kinema nën qiell të hapur, programe për fëmijë, ekspozita, punëtori, realitet virtual, diskutime me profesionistë të industrisë dhe performanca muzikore. Anibar ofron një përvojë që ndërthur kulturën, edukimin dhe argëtimin, duke e bërë Pejën një pikë takimi për komunitetin kreativ ndërkombëtar.
Detajet
Data: 12–18 korrik 2026
Koha: Nga ora 20:00
Vendndodhja: Pejë
Programi?
Programi i Anibar 2026 përfshin:
- Ceremoninë e hapjes në Kino Liqeni
- Gara ndërkombëtare të filmave të animuar
- Gara të filmave studentorë
- Gara të filmave për fëmijë
- Programin ANIDOX
- Programin e Realitetit Virtual (VR)
- Ekspozitën e festivalit
- Filma eksperimentalë dhe filma me metrazh të gjatë
- Gara e filmave për të Drejtat e Njeriut
- Gara e filmave të Ballkanit
- Gara e Pitch-it
- Gara e Video-Animacioneve Muzikore
- Punëtori dhe prezantime profesionale
- Performanca muzikore çdo mbrëmje
- Ceremoninë e mbylljes dhe ndarjen e çmimeve më 18 korrik
Aktivitetet zhvillohen në Kino Liqeni, Kino Çarshia, Kino Kubat, Kinema “Jusuf Gërvalla”, Galerinë e Artit dhe Qendrën Kreative “Dukagjini”.
Arsyet pse duhet të merrni pjesë
- Për të eksploruar botën e animacionit përmes filmave nga e gjithë bota
- Për të takuar profesionistë, animatorë dhe kineastë ndërkombëtarë
- Për të marrë pjesë në punëtori, diskutime dhe aktivitete edukative
- Për të fituar njohuri dhe përvoja të reja në industrinë kreative
- Për të shijuar atmosferën unike të festivalit në Pejë
- Për të kombinuar rrjetëzimin profesional me argëtimin dhe kulturën
Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit:
Biletat mund të blihen në qendrat e informimit të vendosura në qytet, një javë para dhe gjatë festivalit.
Çmimi i biletës: 2 euro
Kontakt:
Webfaqe:
Anibar Festival
Facebook:
Anibar Facebook
Instagram:
Anibar Instagram
YouTube:
Anibar YouTube
TikTok:
Anibar TikTok



































