LAJMI I FUNDIT:

Angelovska-Bezhoska: Bashkëpunimi midis Bankës popullore dhe FMN-së në nivel të lartë

Angelovska-Bezhoska: Bashkëpunimi midis Bankës popullore dhe FMN-së në nivel të lartë

“Banka Popullore arriti rezultate të rëndësishme në përparimin e punës së saj me mbështetje të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Me zbatimin e shumë projekteve të mbështetura nga FMN, politika monetare e vendit arriti nivel që është vlerësuar lartë nga ana e institucioneve ndërkombëtare. E dukshme është se bashkëpunimi mes Bankës Popullore dhe FMN-së është i suksesshëm”.

Siç njoftojnë nga Banka Popullore, këto janë pjesë e porosive nga takimi i guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska dhe ministres së Financave Nina Angelovska, me zëvendësdrejtorin e FMN-së, Tao Zhang, që mbahet në Shkup. Në takim ka marrë pjesë edhe përfaqësuesja e lartë rezidente e FMN-së për Ballkanin Perëndimor, Shtefani Eble.

Në mbledhje theks është vendosur në Konkluzionin e ekipit të FMN-së që kohë më parë ka qëndruar në vendin tonë për shkak të zbatimit të kontrollit të rregullt vjetor të ekonomisë së Maqedonisë. Siç është theksuar, vlerësimet se politika monetare është adekuate dhe se sistemi bankar është i shëndetshëm mirë i kapitalizuar dhe likuid janë edhe konfirmim konkret i realizimit të suksesshëm të qëllimeve të Bankës Popullore.


Megjithatë edhe njëherë është theksuar se Banka popullore në mënyrë adekuate i shfrytëzon kushtet e volitshme për rritje të rezervave devizore. Gjatë ndjekjes së gjendjeve në sistemin bankar, veçmas ishte potencuar se aktivitetet rrjedhëse për konsolidimin e tij do të kontribuojnë për konsolidim të tij të mëtutjeshëm dhe për përmirësim të efikasitetit të tij.

Nga Banka Popullore citojnë se vëmendje i është përkushtuar edhe nevojës për përforcim plotësues të kornizës për stabilitet financiar, që sipas njohurive të FMN-së edhe më tutje është prioritet. Megjithatë është theksuar vlerësimi se është shumë i rëndësishëm dhe pozitiv që rregullisht zhvillohen aktivitetet për përforcim të kornizës supervizore dhe rregullatore dhe që përgatitet edhe rregullore me të cilën do të përforcohet mandati makroprudencial i Bankës Popullore dhe do të mundësohet konfirmim më i mirë i rreziqeve sistematike në sistemin bankar.

Në pjesën e dytë të mbledhjes, është biseduar edhe për përparimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të Bankës Popullore dhe Ministrisë së Financave me FMN-në./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori