Angelina Jolie dhe vajza e saj Vivienne janë shfaqur mbrëmjen e djeshme në tapetin e kuq, për premierën e shfaqjes në Broadway, The Outsiders
Nuk kishte si të mungonte vëmendja ndaj veshjes së saj në këtë tapet të kuq, ku Jolie zgjodhi një fustan ngjyrë floriri me pelerinë në nuancë të ngjashme me fustanin.
Për aksesorë gjithë vëmendjen ia la vathëve flori, ndërsa me flokët i ka qëndruar klasikes me onde natyrale.
Grimi ishte i thjeshtë me të kuqen klasike në buzë. E bija, Vivienne nuk ishte munduar fare për këtë dalje, ku u pa veshur me një kostum blu dhe flokë të lëshuar.
Angelina Jolie është larguar shumë nga Hollywood, madje edhe në këtë projekt ishte vetëm producente. Ajo u është përkushtuar projekteve të tjera përtej aktrimit, përgjithësisht që lidhen me nismave mjedisore.
Jolie dhe vajza 15-vjeçare u fotografuan së bashku në teatrin Bernard B Jacobs në Nju Jork. Ishte shfaqja e parë në tapetin e kuq që Vivienne ka bërë që nga viti 2021, kur ajo shoqëroi nënën dhe vëllezërit e motrat e saj në premierën e filmit Marvel të Jolie, Eternals.
“Viv është një artiste e re që fokuson përpjekjet e saj në mbështetjen e saj ndaj të tjerëve. Ajo ka qenë atje për të ndihmuar në çdo mënyrë që mundet dhe ka mësuar shumë nga Justin Levine dhe i gjithë ekipi krijues”, tha Jolie për revistën People në tapetin e kuq.
View this post on Instagram
Kjo nuk është hera e parë që Vivienne interesohet të ndjekë hapat e nënës së saj. Në vitin 2014, ajo luajti së bashku me yllin në Maleficent. The Outsiders, i cili do të vazhdojë deri në shtator, bazohet në romanin e SE Hinton të vitit 1967 rreth bandave rivale që merren me pasojat e vdekjes së një anëtari në Oklahoma në 1964.
Jolie aktualisht është përfshirë në një padi me ish-bashkëshortin Brad Pitt, 60 vjeç, megjithatë ajo i largoi problemet e saj për të marrë pjesë në këtë ngjarje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Tri arsye psikologjike pse ne veshim të njëjtat rroba, edhe pse mund ta kemi dollapin plot](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/31A85A6700000578-0-image-a-32_1456692985425-380x233.jpg)
Tri arsye psikologjike pse ne veshim të njëjtat rroba, edhe pse mund ta kemi dollapin plot
![Ekspertja: Kur fëmijët janë të mërzitur, përdorni këto pesë fraza](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1153-380x233.jpg)
Ekspertja: Kur fëmijët janë të mërzitur, përdorni këto pesë fraza
![I keni shkulur më shumë seç duhet vetullat dhe doni t'i rinovoni ato? Ndiqni këta tre hapa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/40059_shutterstock-49-380x233.jpg)
I keni shkulur më shumë seç duhet vetullat dhe doni t'i rinovoni ato? Ndiqni këta tre hapa
![Përse ish-i juaj duket aq i lumtur pas ndarjes dhe si ta pranoni këtë fakt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/post-unnecessary-things-on-social-media-1024x682-1-380x233.jpg)
Përse ish-i juaj duket aq i lumtur pas ndarjes dhe si ta pranoni këtë fakt
Çfarë do të thotë nëse mjeku ju thotë se “bebja është mbrapsht”?
![Sellma, preferencë e shumë yjeve në Festivalin e](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Sellma--380x233.jpg)
Sellma, preferencë e shumë yjeve në Festivalin e "Cannes"
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Zana-Spahiu-380x233.jpg)
Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK
![Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/arne-slot-380x233.png)
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro
![Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/dacic-radoicic-768x517-1-380x233.jpg)
Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën
![I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/trent-alexander-arnold-380x233.png)
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij
![Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_2-99-380x233.jpg)
Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin
![Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/image-2024-07-25T175333.484-380x233.jpg)
Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq