Ajo shëtiti me vajzën e saj në Beverly Hills dhe dëshmoi stilin e saj të rafinuar

J.Lo shoqërohej nga pasardhësja e saj Zahara Marley.


Aktorja e Hollywoodit Angelina Jolie gjithmonë tërheq vëmendjen kudo që është dhe çfarëdo që të bëjë. Kështu që në fillim të vitit ajo vendosi të bënte pazar në Beverly Hills me vajzën e saj, ku nuk mund të kalonte pa u vënë re nga paparacët.

Për këtë rast, ylli i filmit “Mr. and Mrs. Smith” zgjodhi një kostum të zi mahnitës që i rrinte perfekt, transmeton Telegrafi.

angelina jolie zahara jolie shopping bev hills06

Xhaketa ka xhepa imitues poshtë të cilëve ka veshur një bluzë të zezë. Gjithashtu, ajo ka zgjedhur këpucët me takë të vogël, ndërsa të gjithë dukjen e ka kompletuar me një çantë dore Dior.

J.Lo mbante syze në fytyrë dhe flokët e gjatë dhe të rregulluar i binin mbi supe. Me këtë stil ajo vetëm se ka dëshmuar se ka edhe dhunti dhe sens për modën, ndërsa elegancën dhe rafinimin që posedon me siguri e vendos në krye të listës së aktoreve më të veshura.

Nga ana tjetër vajza e saj ka vendosur të veshë një bluzë të bardhë klasike, xhinse dhe atlete të bardha, që i ka hije moshës së saj të re.

angelina jolie zahara jolie shopping bev hills01

/Telegrafi/