LAJMI I FUNDIT:

Angelina Jolie di që çdo grua duket e fuqishme kur vesh një pallto të mirë

Angelina Jolie di që çdo grua duket e fuqishme kur vesh një pallto të mirë

Shumë ekspertë të modës besojnë se vjeshta është e paimagjinueshme pa një pallto të mirë

Aktorja Angelina Jolie, është fotografuar në një kombinim veshjeje të shkëlqyeshme kur doli nga një restorant vegan në Los-Angeles.

Aktorja dhe humanitarja e famshme ka një koleksion të lakmueshëm të palltove ngjyrë neutrale siç janë ato bezhë, e zezë dhe e hirtë.


Angelina me kalimin e kohës ka ndërtuar një stil unik mode të sofistikuar, i cili bazohet në minimalizëm, transmeton Telegrafi.

Për dalje nga restoranti vegan, Angelina kishte veshur pallto ngjyrë bezhë me thurje nga Max Mara, e cila prapa kishte një kapuç.

Pantallonat e gjëra ngjyrë të gështenjtë dhe këpucë me taka rrumbullakuan këtë veshje të saj të shkëlqyeshme, ndërsa gjithë kombinimin e ka lartësuar në një nivel të lartë çanta ngjyrë të çelët.

Shumë ekspertë të modës konsiderojnë që vjeshta është e paimagjinueshme pa një pallto të mirë, ndërsa këtë sezon janë posaçërisht moderne ato ngjyrë të gështenjtë dhe me nuanca të ngjyrës bezhë.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Tre fraza që duhet t'i shmangim nëse duam të rritim fëmijë me vetëbesim

Tre fraza që duhet t'i shmangim nëse duam të rritim fëmijë me vetëbesim

Fëmija juaj
Këto mënyra se si shtresoni trikot tuaja do t'i bëjnë të gjithë të kthejnë sytë nga ju

Këto mënyra se si shtresoni trikot tuaja do t'i bëjnë të gjithë të kthejnë sytë nga ju

Keshilla Modë
Çfarë duhet të bësh dhe çfarë jo kur flet me një fëmijë për vdekjen

Çfarë duhet të bësh dhe çfarë jo kur flet me një fëmijë për vdekjen

Këshilla për prindër
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Java e parë e shtatzënisë: Është koha për planifikim dhe jetë të shëndetshme

Java e parë e shtatzënisë: Është koha për planifikim dhe jetë të shëndetshme

Shtatzëna
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Kalo në kategori