Kancelarja gjermane ka shprehur vlerësimin e saj për BioNTech, firmën e vogël gjermane prapa vaksinës së parë të koronavirusit. Merkeli tha se vaksina do të shpëtojë “shumë jetë”.
Kancelarja gjermane Angela Merkel vlerësoi arritjet dhe këmbënguljen e studiuesve të BioNTech, të cilët zhvilluan vaksinën e parë të koronavirusit, që u miratua në vendet perëndimore. Vlerësimet ajo i bëri në një takim digjital të enjten me themeluesit e BioNTech-ut, Ugur Sahin und Özlem Türeci. “Ne jemi tepër krenarë që kemi studiues të tillë në vendin tonë,” tha Merkel në fillim të bisedës.
Sahin dhe Türeci u përballën me shumë pengesa në rrugën e tyre për të përshtatur teknologjinë e mARN për vaksinën, por nuk u dorëzuan. “Ju nuk u dorëzuat. Ju besuat në kërkimin tuaj”, tha Merkeli.
Kancelarja vuri në dukje se vaksina, e cila u zhvillua në partneritet me gjigandin e farmacisë amerikane Pfizer, përfaqëson një hap të madh në thyerjen e baticave të pandemisë së koronavirusit. “Kur shohim se sa njerëz vdesin aktualisht nga koronavirusi, atëherë ne e dimë se sa jetë mund të shpëtojë kjo,” tha Merkeli.
Bërja e mundshme e asaj që dukej e pamundur
Themeluesit e BioNTech-ut, Ugur Sahin dhe Özlem Türeci janë ekipi i dy bashkëshortëve, që e ngritën firmën e vogël të bioteknologjisë në qytetin gjerman të Mainz-it, në 2008. Türeci, përgjegjësja kryesore mjekësore e firmës dhe një studiuese e njohur e kancerit, tha se ishte e rëndësishme që kompania të punonte sa më shpejt pa sakrifikuar standardet shkencore dhe etike. “Misioni ishte të bënim të mundur atë që dukej e pamundur,” tha ajo. Hapi i parë drejt vënies nën kontroll të pandemisë është arritur, “por maratona nuk ka mbaruar,” shtoi Türeci.
Sahin, shefi ekzekutiv i kompanisë, falënderoi qeverinë gjermane për mbështetjen e saj, por gjithashtu falënderoi edhe stafin e BioNTech për punën e palodhur për muaj me radhë për vaksinën. “Ne ishim në gjendje ta bënim këtë, sepse kemi një ekip fantastik. Një ekip shkencëtarësh dhe staf ndërkombëtar nga 60 vende të ndryshme, të cilët kanë punuar me ne për vite për këtë temë [kërkimi i mARN],” tha ai. Sahini theksoi se një tjetër komponent thelbësor në zhvillimin e shpejtë të vaksinës kishte qenë aftësia për t’u lidhur me kompani dhe studiues në të gjithë botën. “Ne e dimë që nuk mund ta mposhtim vetëm këtë pandemi,” tha ai. “Bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor”.
Firma e panjohur më parë bioteknologjisë Biontech, me qendër në qytetin e Mainz-it u vu në qendër të vëmendjes globale në nëntor, kur vaksina BioNTech-Pfizer u njoftua të ishte gati 95% efektive në parandalimin e COVID-19.
Miratimi i vaksinave të BE pritet në fund të dhjetorit
Megjithëse është aprovuar tashmë në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, vaksina BioNTech-Pfizer ende nuk është aprovuar në tregun evropian. Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn, i cili ishte gjithashtu pjesë e videobisedës me themeluesit e BioNTech-ut, tha se ai pret që shtetet e BE të fillojnë vaksinimin në të njëjtën ditë kur të aprovohet vaksina. “Në Gjermani do të fillojmë, po të vijë miratimi siç është planifikuar, në 27 dhjetor. Vendet e tjera në BE duan të jenë në gjendje të fillojnë dhe duan të fillojnë nga 27 dhjetori”, tha ai. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-96-780x439.jpg)
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron
![I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-95-780x439.jpg)
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s
![Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-94-780x439.jpg)
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve
![Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-97-780x439.jpg)
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit
![Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-89-780x439.jpg)
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht