Angazhimi si këshilltare e jashtme në ish-qeveritë e kaluara, ka përplasur sot në Kuvend, ministren e Industrisë Rozeta Hajdari me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Ky i fundit i kërkoi ministres të bëjë një autokritikë pasi e njëjta ka shërbyer në ish-Qeverinë Thaçi.
“Këto vite pas shpalljes së pavarësisë ka pasur rastin t’i shërbejë edhe qeverive të mëhershme dhe mirë është ta bëjë një autokritikë, siç e bëri një deputete në raport me ‘liderin suprem’, dhe të tregojë për gabimet në të kaluarën”, tha Tahiri.
Por, ministrja Hajdari e mohoi një gjë të tillë, pasi tha ka qenë e angazhuar nga UNDP si këshilltare e jashtme për t’i ndihmuar ish-Qeverisë Çeku.
“Deputet Tahiri ju keni thënë se unë kam qenë këshilltare e qeverive të kaluara dhe ish-kryeministrit Thaçi. A mund të ma dokumentoni ndonjë kontratë si këshilltare e ish-kryeministrit Thaçi dhe a jam paguar nga Qeveria e Kosovës ndonjëherë si ish-këshilltare. Kur më kanë sjellë atë kontratë dhe evidencë, të mos flasim. Unë isha eksperte e UNDP-së. Jam paguar me kontratë të jashtme që t’i ndihmojë qeverisë Çeku. Më keni trashëguar me kontratë të jashtme dhe kam punuar deri në maj 2008. Më keni ofruar të jem këshilltare e juaj, s’kam pranuar, kam punuar tre muaj pa kontratë që mos t’iu lë juve në baltë”, deklaroi ajo.
Pavarësisht kësaj, deputeti opozitar e quajti të paaftë ministren Hajdari dhe tha se për një gjë të tillë ia kishte shkëputur kontratën si këshilltare sa ka qenë shef i kabinetit të ish-kryeministrit Thaçi.
“Unë personalisht si shef i kabinetit të kryeministrit Thaçi, kam dërguar t’ia shkëputë kontratën. Kjo është e vërteta e saj. Kjo ka qenë një këshilltare e paaftë të cilës unë personalisht si shef i kabinetit kam kërkuar t’i shkëputet kontrata dhe pagesa e saj ka qenë përmes UNDP-së”, deklaroi Tahiri./kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!