LAJMI I FUNDIT:

Anëtari i VV-së që synoi kandidaturën për kryetar Komune në Mitrovicë, bën koalicion me LDK-në

Anëtari i VV-së që synoi kandidaturën për kryetar Komune në Mitrovicë, bën koalicion me LDK-në

Fatmir Hasani, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka arritur marrëveshje me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)së për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Armend Agollin, që të bashkëpunojnë së bashku për zgjedhjet e 17 tetorit. Kjo u bë e ditur sot gjatë një konference për media të LDK-së dega në Mitrovicë.

Hasani ka shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit, për të cilin tha se gjatë garës së brendshme të VV-së, ka kërcënuar, shantazhuar e manipuluar.

Sipas tij, subjekti me të cilin garon ai, do të fitojë në zgjedhjet e 17 tetorit pa balotazh.


“Mitrovicasit janë të zhgënjyer me qeverisjen e Agim Bahtirit […] Ai e ka tradhtuar Behgjet Pacollin, ashtu do ta tradhtojë edhe kryeministrin Kurti. Unë jam dhe kam me qëndru anëtar i Vetëvendosjes dhe ju bëjë thirrje qytetarëve që ta votojnë listën e asamblistëve të Vetëvendosjes, por kryetar Armend Agollin, me të cilin do ta udhëheqim komunën e Mitrovicës në mënyrë të dinjitetshme […] Ka pasur shumë keqpërdorime nga ana e Agim Bahtirit, kur isha në garë ka pasur shantazhe, kërcënime, manipulime, deri sa ka arritur qëllimin[…] Unë besoj se me Agollin si kryetar dhe unë nënkryetar për me udhëheqë komunën e Mitrovicës në mënyrë të dinjitetshme, besoj se do të fitojmë pa balotazh[…]Personalisht mua nuk më ka kërcënuar sepse nuk i shitet tek unë, por i ka kërcënuar delegatët kur isha në garë të brendshme, i ka shantazhuar. Ky veprim imi është vetëm me largu të keqen që e ka prekur qytetin e Mitrovicës nga ana e Agim Bahtirit”, ka thënë Hasani.

Armend Agolli, kandidat për kryetar të Mitrovicës nga radhët e LDK-së, theksoi se ekspertë të ndryshëm dhe me projekte të mira po vinë pothuajse për çdo ditë në LDK

Ai u shpreh i bindur se së bashku do të arrin qëllimin të udhëheqin me komunën e Mitrovicës, dhe siç tha ai, në këtë mënyrë të heqin njëherë e përgjithmonë të keqen që e ka kapluar qytetin e Mitrovicës dhe qytetarët e saj.

“Kemi arritur një marrëveshje që ne së bashku të udhëheqim në komunën e Mitrovicës, unë si kryetar, ky si nënkryetar. Për detajet do të merremi vesh më vonë. Kjo është në pika të shkurta qëllimi i kësaj konference, që të tregojmë në mënyrë publike se njerëzit që kanë projekte të mira, që janë ekspertë, po vinë në LDK… për arritjen e qëllimit që ne të udhëheqim me komunën, që ta heqim këtë të keqe e cila po na kaplon tash e tetë vite në komunë, dhe besoj që kjo përkrahje e Fatmirit do të hasë në mikpritje edhe tek qytetarët e Mitrovicës e posaçërisht tek votuesit e Vetëvendosjes”, potencoi Agolli.

Në anën tjetër, Armend Zemaj, nga kryesia e qendrës së LDK-së, tha se këtë arritje të bashkëpunimit e sheh më shumë përtej logjikës partiake.

“Këtë bashkëpunim e shoh përtej logjikës partiake, duke marrë për bazë më shumë individin, e mbi të gjitha lidhshmëria me subjektin politik […] Në aspektin e garës mendoj se janë shumë më të fortë, janë më serioz në interes të qytetarëve të Mitrovicës”, u shpreh Zemaj. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori