Që nga momenti i aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës procesi pati një rrjedhë të suksesshme.
Kështu u tha në hapjen e punimeve të takimit të dytë të Grupit Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti tha se edhe raporti i juristëve eminent e kanë konfirmuar që sistemi ligjor i Republikës së Kosovës është në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës.
“Raporti i juristëve eminent, i cili sipas procedurës në fuqi dhe praktikave, ka për qëllim të trajtojë nëse sistemi ligjor i Republikës së Kosovës është në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës, e konfirmoi një gjë të tillë, duke theksuar madje se në disa çështje sistemi ligjor i Kosovës tejkalon standardet ndërkombëtare”, tha Ahmeti.
Sipas tij, ata kanë sistemuar të gjitha përfundimet dhe rekomandimet e dala nga Raporti i Juristëve Eminentë dhe të njëjtat do t’i diskutojnë.
“Kjo është edhe një shenjë që tregon seriozitetin e institucioneve të Kosovës për të shënuar progres të brendshëm dhe për ta përmbyllur sa më parë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, nga ku do të derivojnë të drejta dhe përfitime për secilin qytetarë të Republikës së Kosovës, e veçanërisht për komunitetet pakicë”, ka thënë zëvendësministri Ahmeti.
Në adresimin e saj para përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, tha se në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dominon një atmosferë mjaft pozitive ndaj këtij procesi dhe tani jemi pothuajse në fazën përfundimtare të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
“Si udhëheqëse e delegacionit të Kosovës qysh nga takimet që kemi pasur në qershor të vitit 2021 ka pasur një qasje shumë pozitive sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, ka thënë nënkryetarja Bogujevci, duke theksuar se Republika e Kosovës ka dëshmuar se qëndron më mirë se edhe vetë disa shtete që janë shtete anëtare të Këshillit të Evropës.
“Nuk ka asnjë dilemë që Kosova medoemos duhet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës. Na ka mbetur pjesa përfundimtare dhe kemi ende shumë punë. Jemi në rrugën e mirë. Kemi me të vërtetë përkrahje të madhe që ta përmbyllim këtë proces”, është shprehur Bogujevci.
Në kuadër të takimit të Grupit Koordinues për Anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, prezantimin e përfundimeve të Raportit të Juristëve Eminentë rreth përputhshmërisë së Sistemit Ligjor të Kosovës me Standardet e Këshillit të Evropës e ka bërë këshilltarja e jashtme, Adelina Hasani.
“Raporti nuk parasheh asnjë pengesë të çfarëdo lloji për anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës. Përderisa raporti ofron rekomandime për përmirësim të gjendjes në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, nuk parasheh ndonjë parakusht për anëtarësim”, është shprehur Hasani.
Përgjatë pjesës së dytë të takimit, të pranishmit shqyrtuan përfundimet dhe rekomandimet e dala nga Raporti i Juristëve Eminentë, si dhe mundësitë për adresimin e tyre brenda një afati sa më të shkurtër kohor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës