Andy Ruiz vazhdon të bije në peshë – transformimi i tij është duke u shikuar si frymëzues

Andy Ruiz Jr duket në një gjendje të mrekullueshme para rikthimit të tij në ring më 1 maj.
Në më pak se dy javë, “The Destroyer” do të takohet me Chris Arreolan, e që do të jetë hera e parë e tij që bokson pas humbjes së pësuar nga Anthony Joshua në dhjetor të vitit 2019.
Boksieri meksikano-amerikan që nga ajo kohë ka punuar që të bijë në peshë dhe aktualisht po peshon vetëm 116 kilogramë.
Kur kishte humbur titujt IBF, WBA dhe WBO, Ruiz ishte duke peshuar afro 130 kilogramë, mirëpo tani ai duket në top formë.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































