LAJMI I FUNDIT:

Andrei Troshev: Kush është mercenari i Wagner që Putini dëshiron të zëvendësojë Prigozhinin?

Andrei Troshev: Kush është mercenari i Wagner që Putini dëshiron të zëvendësojë Prigozhinin?

Presidenti rus Vladimir Putin u ka propozuar luftëtarëve të Wagner-it që një mercenar i quajtur Andrey Troshev tani të komandojë grupin ushtarak privat, sipas komenteve që lideri rus thuhet se bëri për gazetën Kommersant që u botuan të premten.

Putini duket se ka krijuar një ndarje midis luftëtarëve të lartë të grupit mercenar dhe liderit të tij Yevgeny Prigozhin – vendndodhja e të cilit aktualisht nuk dihet publikisht – të paktën për sa i përket narrativës që del nga komentet e tij për Kommersant.

Siç vë në pah CNN, përcjell Telegrafi, gazeta po raportonte për një takim të mbajtur nga presidenti rus pesë ditë pasi rebelimi jetëshkurtër i Wagner u ndalua në fund të qershorit – një takim ku morën pjesë edhe Prigozhin dhe disa dhjetëra luftëtarë të lartë të Wagner.


Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga Kommersant, Putin tha se Wagner “nuk ekziston” sipas ligjit rus, duke shtuar se qeveria ruse duhet të përcaktojë se si ta trajtojë organizatën ligjërisht.

Sipas gazetës, Putini përshkroi një sërë opsionesh për të ardhmen e mercenarëve të Wagner-it, duke përfshirë vazhdimin e luftimit nën komandantin e tyre të drejtpërdrejtë, një burrë që njihet me nofkën “Sedoy”, që do të thotë “Flokë gri”.

Por, kush është ai?

Sedoy është nofka e Andrey Troshev, një kolonel rus në pension dhe një anëtar themelues dhe drejtor ekzekutiv i Grupit Wagner, sipas dokumenteve të sanksioneve të publikuara nga Bashkimi Evropian dhe Franca.

Ai është sanksionuar edhe nga Ukraina.

Troshev shërbeu si shef i shtabit të grupit për operacionet e tij të mëparshme në Siri, sipas sanksioneve të BE-së nga dhjetori 2021.

Sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar nga qershori 2022 e identifikojnë gjithashtu Troshevin si shef ekzekutiv të grupit ushtarak privat që “ka shtypur popullsinë civile në Siri”.

Troshev është i lidhur me drejtuesit kryesorë të Grupit Wagner, duke përfshirë themeluesin Dmitriy Utkin, një ish-oficer i inteligjencës ushtarake ruse GRU, sipas sanksioneve të BE-së.

Ndërsa sipas mediave ruse, ai është një veteran i luftërave në Çeçeni dhe Afganistan, për të cilat është vlerësuar me disa medalje.

Troshev ka lindur në prill 1953 në Leningrad (tani Shën Petersburg) në ish-Bashkimin Sovjetik, sipas dokumenteve të sanksioneve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Botë
Vetura godet turmën e këmbësorëve në Manheim të Gjermanisë, raportohet për të lënduar

Vetura godet turmën e këmbësorëve në Manheim të Gjermanisë, raportohet për të lënduar

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Zelensky: Do të takohesha me Trumpin nëse do të përfshinte  takimi zgjidhjen e problemeve reale

Zelensky: Do të takohesha me Trumpin nëse do të përfshinte  takimi zgjidhjen e problemeve reale

Evropa
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Korenë e Jugut pas testimit të raketave nga Koreja e Veriut

Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Korenë e Jugut pas testimit të raketave nga Koreja e Veriut

Azia
Kalo në kategori