Kreshnik Spahiu, ka reaguar nëpërmjet një shkrimi lidhur me disa komente negative që pasuan vdekjen e analistit Andrea Stefani në rrjetet sociale.
Në shkrimin e publikuar në profilin e tij, Spahiu shprehet se pavarësisht se Stefani ishte kritik i ashpër i Aleancës Kuqezi dhe të djathtës, meriton respekt për karrierën e shkëlqyer dhe pa kompromise me pushtetin.
“Gazetari Andrea Stefani vdiq në varfëri dhe jetoi deri ditën që ndërroi jetë në një apartament 1+1 kuzhinë tek rruga e Elbasanit.
Çuditërisht komentuesit në rrjete sociale shpërthyen me sharje dhe baltosje thjesht nga një mesazh ngushëllimi që publikova për njeriun me të cilin punova rreth 5 vite në programin amerikan USAID.
Prej shatë vitesh nuk e kisha takuar, sepse Andrea ishte një nga opozitarët kundër Aleancës Kuqezi dhe kritik i ashpër i imi dhe i së djathtës.
Gjithsesi, gazetari Andrea Stefani meritonte respekt për karrierën e tij të shkëlqyer. Andrea shkroi 22 libra dhe shahet sot nga njerëz që nuk kanë lexuar 22 faqe në jetë.
Andrea njihte katër gjuhë të huaja dhe baltoset nga analfabetë të shqipes. Andrea shkroi qindra analiza ekonomike dhe ofendohet nga ata që nuk njohin tabelën e shumëzimit.
Andrea ishte gazetari më i vlerësuar nga SHBA dhe BE, por sot pështyhet nga njerëz që mbjellin hashash.
Andrea në jetën e tij të shkurtër as nuk vrau dhe as nuk vodhi, por ishte rrogtar dhe vdiq në modestinë e një profesionisti.
Më kritikoi për shumë vite mua dhe dhjetëra politikanë të cilët kemi bërë më shumë gabime se Andrea që nuk pati kurrë një karrige pushteti. Andrea iku por pas la shumë mllef tek ata që nuk kuptojnë që kemi lind si njerëz të lirë dhe e vetmja e drejtë është fjala.
Andrea iku por pa u varrosur iu hodh shumë baltë nga ata që nuk kuptuan kurrë se Shqipërisë nuk i vjen e keqja nga fjala dhe kritikat nuk janë kurrë të dëmshme. Më fal o miku im që u largove nga kjo botë dhe s’të falenderova kurrë për opozitën e (pa)drejtë që më bëre sepse e drejta nuk është e vërteta absolute e askujt.
Lamtumirë Andrea nga Shqipëria e cila vazhdon të poshtërojë edhe të vdekurit ende pa u varrosur.
Më vjen keq Andrea që ike nga kjo botë dhe nuk kuptove që shqiptarin e vret fjala, andaj prit baltën nga një popull i pafe që prishi kisha dhe xhamija. U prehsh në paqe; pasi iu largove ferrit…..”, shkruan Spahiu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës