Andre Onana përfshihet në një aksident të tmerrshëm
Andre Onana u përfshi në një aksident të tmerrshëm automobilistik në Kamerun, i cili për fat të mirë nuk pati asnjë pasojë për portierin e ri të Interit.
25-vjeçari po shkonte në Douala për t'u bashkuar me ekipin e tij kombëtar përpara ndeshjeve play-off të Kupës së Botës kundër Algjerisë.
Automjeti i tij (Ranger Rover) është përplasur me një makinë tjetër dhe për fat nuk ka patur pasoja për të dhe vozitësin tjetër.
https://twitter.com/TheEuropeanLad/status/1506188665353027585?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1506188665353027585%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ffootball-italia.net%2Fnew-inter-goalkeeper-onana-involved-in-horrific-car-accident%2F
Një video që është bërë virale në rrjetet sociale tregon Onanën duke folur me persona të tjerë në vendngjarje, duke konfirmuar se lojtari i Kamerunit nuk ka pësuar pasoja të rëndësishme nga përplasja e tmerrshme me makinë që shkatërroi të dy automjetet e përfshira në aksident.
Portieri do t'i bashkohet Interit si lojtar i lirë në verë në fund të kontratës së tij me Ajax. Ai përfundoi testet mjekësore me gjigantët e Serie A në janar.
Interi ende nuk e ka konfirmuar nënshkrimin e tij, por marrëveshja ka përfunduar dhe lojtari do të transferohet në San Siro në verë. /Telegrafi/




























