LAJMI I FUNDIT:

Andin Hoti i dërgon letër BE-së, kërkon hapa konkret për të detyruar Serbinë të hapë arkivat shtetërore

Andin Hoti i dërgon letër BE-së, kërkon hapa konkret për të detyruar Serbinë të hapë arkivat shtetërore
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti / Foto: Ridvan Slivova

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Andin Hoti, ka bërë publike një letër të dërguar Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas.

Përmes kësaj letre kërkohen veprime konkrete për të detyruar Serbinë të bashkëpunojë dhe të hapë arkivat e saj shtetërore, duke përfshirë ato ushtarake, policore dhe të inteligjencës.

“Nëpërmjet kësaj letre, kemi kërkuar që arkivat shtetërore të Serbisë të hapen menjëherë dhe pa kushte, pasi ato përmbajnë informacione thelbësore për vendndodhjen e personave të zhdukur. Gjithashtu, kemi kërkuar bashkëpunim të plotë për të zbuluar rolin e forcave paramilitare dhe bashkëpunëtorëve serbë, të cilët, me mbështetjen e regjimit të Millosheviqit, janë përgjegjës për ekzekutimet dhe zhdukjet e mijëra shqiptarëve. Përveç kësaj, kemi theksuar nevojën për llogaridhënie për refuzimin e vazhdueshëm të Serbisë për të zbuluar informacione rreth varrezave masive në territorin e saj,” ka deklaruar Hoti.


Ai ka theksuar se Serbia vazhdon të shmangë përgjegjësinë e saj dhe të pengojë përpjekjet për drejtësi, duke refuzuar të japë të dhëna për vendndodhjen e të zhdukurve.

“Kosova ka ngritur paqen mbi themelet e drejtësisë dhe të vërtetës, dhe nuk do të pushojmë derisa çdo i zhdukur të kthehet në shtëpinë e tij dhe Serbia të marrë përgjegjësi për krimet e kryera. Lavdi të rënëve për liri! Nderim për të zhdukurit me dhunë! Gëzuar Diten e Pavarësisë, Kosovë!” ka shkruar Hoti në fund të mesazhit të tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Lajme
Më 14 prill fillon

Më 14 prill fillon "One Stop Shop" në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Kalo në kategori