LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti: Sigurisht që Mbappe dhe Haaland duan të luajnë për Real Madridin

Ancelotti: Sigurisht që Mbappe dhe Haaland duan të luajnë për Real Madridin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur hapur për nënshkrimin e dy sulmuesve të mëdhenj botëror, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Mbappe, pa kontratë në qershor dhe ylli i Borussia Dortmundit, Haaland, janë lidhur të dy me Real Madridin.

Për mundësinë e transferimit të këtyre dy yjeve ka folur edhe trajneri i Los Blancos, Ancelotti.


Mbappe: Mund të ndodhin gjëra që të ndryshojnë mendje
Lexo po ashtu Mbappe: Mund të ndodhin gjëra që të ndryshojnë mendje

I pyetur nga gazeta spanjolle AS nëse beson se të dy sulmuesit do të donin të luanin për Realin, Ancelotti pohoi një gjë të tillë.

“Sigurisht që po, por e ardhmja e kësaj skuadre tashmë është shkruar”, ka thënë fillimisht Ancelotti për AS.

“Nuk e di se çfarë do të bëjnë lojtarët… dhe shpresoj se trajneri është i njëjtë me atë që është sot”.

“Por, është e njëjta gjë, sepse e ardhmja e Real Madridit është shkruar tashmë me ekipin aktual dhe me të rinjtë e tjerë që do të vijnë”.

“Nuk ka dyshim se Real Madridi do të konkurrojë në krye për një kohë të gjatë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori