LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti shpreson që ta përsërisë atë që bëri me Valverden me një lojtar tjetër të Real Madridit

Ancelotti shpreson që ta përsërisë atë që bëri me Valverden me një lojtar tjetër të Real Madridit

Real Madridi është pa një sulmues me emër të madh këtë sezon, dhe ndërsa Rodrygo Goes dhe Joselu Mato do të marrin një pjesë të barrës, Carlo Ancelottit i është dashur t’u kërkojë mesfushorëve të tij të luajnë më shumë.

Me Jude Bellingham, nuk mund të shkonte më mirë. Nëntë gola në nëntë ndeshje, me dy asistime, kërkesa e italianit është përmbushur. Por, ai nuk është i vetmi mesfushor nga i cili kërkon më shumë.

Aurelien Tchouameni shënoi golin e tij të parë për klubin të shtunën e kaluar, duke shënuar me kokë nga një goditjer këndore për të vënë Los Blancos në kontroll të lojës. Sidoqoftë, Ancelotti shpreson që francezi të bëhet shumë më i rrezikshëm këtë sezon.


Barcelona konfirmon lëndimin e Lewandowskit - a do të luajë polaku ndaj Real Madridit?
Lexo po ashtu Barcelona konfirmon lëndimin e Lewandowskit - a do të luajë polaku ndaj Real Madridit?

Pasi ka identifikuar se Tchouameni mund ta godasë topin saktë, siç dëshmohet nga disa gola për Francën, Ancelotti i ka kërkuar që të gjuajë më shpesh sipas Relevo. Sezonin e kaluar Ancelotti vuri bast se Valverde duhej të arrinte dhjetë gola, përndryshe do të hiqte dorë nga licenca e trajnerit dhe uruguaiani e mbylli me 12. Më parë, ai nuk i kishte kaluar tre.

Ndërsa është e padrejtë të kërkosh numra të ngjashëm nga Tchouameni, duke qenë se ai luan në një pozicion më të defanziv dhe nuk futet aq shpesh në fushë, nuk ka dyshim se ai mund të çlirojë shumë fuqi nga jashtë zonës. Sidomos kur skuadrat e tjera janë mbyllur në zonë.

Ancelotti gjithashtu mendon se Tchouameni mund të bëjë më shumë përsa i përket pasimeve të tij, thyerjes së mesfushë kundërshtare dhe gjetjes së vrimave midis mbrojtjes dhe mesfushës së kundërshtarit, ku tentojnë të gjejnë lojtarë si Jude Bellingham dhe Rodrygo Goes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Real Madridi dhe Atletico startojnë me më të mirët në dispozicion - formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Atletico startojnë me më të mirët në dispozicion - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Mike Maignan pritet të transferohet në Ligën Premier

Mike Maignan pritet të transferohet në Ligën Premier

Serie A
Kalo në kategori