Carlo Ancelotti beson se Napoli mund t'ia dalë ndaj Arsenalit në Europa League, edhe pse ka humbur 2-0 në ndeshjen e parë në Londër.

Për strategun italian, mundësitë e kualifikimit ekzistojnë ende pasi edhe Partenopei mund të bëjnë ndaj Topçinjve atë që bëri Juventusi ndaj Atletico Madridit (edhe pse mbrëmë bardhezinjtë u eliminuam nga Ajaxi).


“Do të na duhet të luajmë me zemër dhe me tru. Duhet të mos na mungojë guximi. Nuk duhet të jemi aq të depërtueshëm në mbrojtje”.

CarloAncelotti1 2 Carlo Ancelotti (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

“Të bëjmë ndeshjen të përsosur. Tifozët do të jenë një shtysë e madhe për të triumfuar. Rezultati na penalizon, por ne do të bëjmë çfarë kemi në dorë për të tentuar kualifikimin”, ka deklaruar Ancelotti, citon KP.

Liga e Evropës mbetet shpresa e vetme e Napolit për të fituar një trofe në këtë sezon.