Marco Asensio ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, nëse do të qëndroj te Real Madridi apo do të largohet.

Sulmuesi spanjoll nuk është në planet e Los Blancos dhe i është kërkuar të gjej një skuadër të re, por deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur.


Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për të ardhmen e sulmuesit, duke thënë se nëse ai qëndron do të ishte i lumtur, por nëse largohet nuk do të vijë asnjë futbollist për ta zëvendësuar atë.

1632293350

"Unë nuk di asgjë të re për Asension, vetëm se ai është duke vlerësuar situatën e tij. Më 2 shtator gjithçka do të sqarohet dhe nëse ai qëndron do të jetë një lojtar i rëndësishëm dhe do të jem i kënaqur sepse vitin e kaluar ai kontribuoi shumë".

"Nëse Marco largohet ne nuk do të nënshkruajmë me askënd sepse nuk kemi nevojë për sulmues të ri", deklaroi Ancelotti.

real madrid v fc internazionale group d uefa champions league

Manchester United dhe Arsenal janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për sulmuesin anësorë.

Real Madrid është gati ta shes yllin e skuadrës dhe po kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë. /Telegrafi/

telegrafi sport app