Këngëtarja është operuar në vitin 2003 nga kanceri i gjirit, ndërsa më vonë është vërejtur se ajo vuan nga takikardia supraventrikulare, gjendje që shkakton rrahje të shpejta dhe aritmike të zemrës.

40-vjeçarja ka vendosur që ta shtyjë ndërhyrjen kirurgjike dhe ta mjekojë këtë gjendje me barna, edhe pse barnat të cilat duhet t’i përdor e mbajnë atë të gjithë kohën të rraskapitur.

“Mjekët thonë se kjo është nj gjendje e cila nxitet nga stresi. Unë jam duke qëndruar ulur dhe duke biseduar, ndërsa zemra ime rreh sikur të jem duke vrapuar në maratonë. Ata mund ta rregullojnë problemin duke vendosur dy elektroda në zemrën time, mirëpo tash për tash nuk dua një ndërhyrje tjetër kirurgjike, prandaj jam duke marrë barna, efekti anësor i të cilëve është lodhja”, ka shpjeguar Anastacia.