Anastacia pa syza dhe pa rroba në videon e re

Kënga është pjesë e albumit të fundit që do të dalë në treg në 24 tetor, "Heavy Rotation". Në disa sekuenca këngëtarja shfaqet nudo e zhytur në pishinë duke ftuar dhe ngacmuar teleshikuesit. Pastaj del nga pishina dhe mbulon gjoksin, duke treguar kështu një fizik për t'u patur zili edhe pse në prag të 40- vjetorit të saj.
Në pritje për të dëgjuar këngët e reja të yllit, që ka shitur me shumë se 17 milionë albume vetëm në Europë dhe në Australi, nga një revistë australiane vijnë lajme për fejesën e saj me Wayne Newton.
“Po bëja manikyrin dhe pedikerin, kur shoh të shfaqet i fejuari im. Papritur me kërkoi, një dollar. Unë kërkova në çantë dhe ja dhashë. Ai tha: 'Ju gratë nuk keni nevojë të kërkoni në çantë' dhe më vendosi në dorë një kuti ku ishte unaza e fejesës! U emocionova shumë dhe sa arrita të thosha vetëm 'Oh, Zoti im! Oh, Zoti im!'”, thotë Anastacia.
“Jemi shumë shokë, kemi shumë gjera të përbashkëta dhe shkojmë shume si çift”, përfundon këngëtarja.




























































