LAJMI I FUNDIT:

Analizë: Ja arsyet e vërteta që e çuan PDK-në në balotazh në Drenas

Analizë: Ja arsyet e vërteta që e çuan PDK-në në balotazh në Drenas

Mbrëmë u interpretuan në forma të ndryshme rezultatet zgjedhore në Drenas.

Prej këtyre rezultateve, më së shumti pësoi Partia Demokratike e Kosovës, por edhe ky pësim i ka dy arsye kryesore.

Nëse analizohet shpërndarja e votës, rezulton se PDK-ja as nuk ka rënie në Drenas dhe as braktisje prej elektoratit, por thjesht nuk ka arritur ta mobilizojë tërësisht elektoratin e saj dhe nuk ka arritur t’i mbajë disa prej njerëzve me peshë elektorale në komunën e Drenasit.


Këtë rezultat, PDK-së ia solli ndarja e elektoratit “me të njohshëm” dhe pjesëmarrja e vogël e qytetarëve në zgjedhje.

Lajmi.net shkruan se nëse merret parasysh rezultati zgjedhor prej 12,53 për qind i Xhavit Drenorit dhe 8,11 për qind e pjesëmarrjes më të vogël në zgjedhjet e sivjetme në Drenas krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2013, atëherë Partia Demokratike e Kosovës minimum do ishte aq sa ka qenë deri më tash.

Pra, nëse mblidhet rezultati zgjedhor i Ramiz Lladrovcit, 45,57 për qind me rezultatin zgjedhor të ish-asamblistit të saj Xhavit Drenorit, 12,53 për qind, atëherë PDK-ja do kishte 58,10 për qind, kurse nëse marrim për bazë edhe pjesëmarrjen më të vogël në zgjedhje prej 8,11 për qind, atëherë gjithsesi që rezultati i PDK-së do sillej në mbi 60 për qind.

Gjithashtu, edhe Ilmi Thaçi, kandidati i AKR-së për kryetar të Drenasit, deri në këtë vit ka qenë pjesë e strukturave të PDK-së.

Thaçi i AKR-së arriti t’i fitojë 7,59 për qind të votave të qytetarëve të Drenasit.

Pra, Partinë Demokratike të Kosovës në këtë rezultat zgjedhor e kanë çuar dy faktorë kryesorë, përçarjet e brendshme dhe pjesëmarrja e vogël e qytetarëve në zgjedhjet e djeshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori