Publicisti Zlatoje Martinov ka thënë se është e pabesueshme se si qeveria aktuale në Serbi të ketë manipuluar për më shumë se një dekadë me “çështjen e Kosovës”.
Me këtë sipas tij, ka dashur të krijojë një përshtypje të përgjithshme se çështja e statusit të Kosovës nuk është zgjidhur dhe se dialogu në Bruksel gjatë gjithë këtyre viteve është zhvilluar gjoja rreth nevojës për një “zgjidhje kompromisi”.
Madje, siç vlerëson ai, është edhe më interesant që të ashtuquajturit gazetarë të mediave të pavarura në konferenca të shumta gjatë gjithë këtyre viteve, nuk e ballafaquan Aleksandar Vuçiqin me faktin se Kosova është de facto e pavarur me ose pa njohje zyrtare dhe se ka qenë e tillë që nga viti 2008.
“Referimi i rezolutës 1244 të OKB-së nga viti 1999 dhe pretendimi se asgjë nuk ka ndodhur që atëherë është një shpikje propagandistike e Aleksandar Vuçiqit dhe mediave të tij”, ka shkruar Martinov në një shkrim autorial në mediumin serb “Danas”, përcjell Telegrafi.
Në këtë drejtim, ka shtuar ai, me dashje dhe me vetëdije po ‘harrohet’ se “shpallja e pavarësisë së Kosovës u bë në vitin 2008, se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë nxori një vendim më 22 korrik 2010 se shpallja e pavarësisë nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.
“Siç dihet, serbët janë të përfshirë në pushtetin ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor të Republikës së Kosovës, kanë marrë pjesë në zgjedhjet komunale dhe parlamentare në Kosovë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, ministrat serbë në qeverinë e Kosovës si si dhe deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës u betuan për besnikëri ndaj Kushtetutës së Kosovës dhe me ato akte u shfuqizuan institucionet paralele”, ka shkruar më tej ai.
Prandaj, vë në pah ai, Serbia ka kohë që nuk ka më kompetenca kushtetuese dhe ligjore në Kosovë.
“Por si qeveria ashtu edhe mediat besnike ndaj saj vazhdojnë të flasin për Kosovën si ‘krahinën tonë jugore’. Është vetëm në kokat dhe fantazitë e atyre që kanë humbur sensin e realitetit”, ka shkruar ndër tjerash ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë