LAJMI I FUNDIT:

Analisti Baraliu bën një parashikim për rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, tregon cila do të jetë partia e parë

Analisti Baraliu bën një parashikim për rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, tregon cila do të jetë partia e parë

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë opozitare tash e një kohë janë shprehur të gatshëm për të shkuar në zgjedhje të reja parlamentare, por që deri tani nuk ka asgjë konkrete se çfarë veprimesh do të ndërmarrin për shpërbërjen e Kuvendit.

Analisti politik, Mazllum Baraliu, në një intervistë për Telegrafin ka komentuar situatën aktuale politike, derisa tha se përkundër që partitë bëjnë deklarata për zgjedhje, ato nuk janë të gatshme për tu mbajtur ato.

Baraliu gjithashtu beson që Lëvizja Vetëvendosje sërish do të dalë fituese në zgjedhjet parlamentare.


“Mendoj që ekziston disponimi ende i opinionit publik përkundër performances, pra që është treguar gjatë këtij mandati, me gjithë faktin që shumë nga premtimet nuk janë realizuar nga koalicioni qeverisës, me gjithë faktin që janë bërë gabime në hapa strategjik, pra gabime strategjike. Megjithatë unë mendoj që ende ekziston një bindje në opinion, sepse është çudi, por është e vërtetë opinioni ynë shumë vështirë dhe ndërron bindjen ndaj një subjekti politik, me kohë. Prandaj ekziston bindja dhe perceptimi të paktën që Vetëvendosja do të jetë sigurisht partia më e madhe fituese”, theksoi ai.

Megjithatë, Baraliu tha se fitorja e LVV-së në zgjedhjet e ardhshme varet edhe nga koalicioni që do të bëjë.

“Se a do të jetë në nivelin e zgjedhjeve të kaluara, pra 50 plus për qind apo më shumë, kjo varet në qoftë se shkon me Listën Guxo, unë mendoj që do të ishte e domosdoshme që këto dy parti të shkojnë bashkë në zgjedhje, pra në koalicion parazgjedhor e eventualisht edhe partitë e vogla dhe pse jo shqiptare dhe minoritare t’i bashkëngjiten të jetë një koalicion i madh. Në mënyrë që pastaj edhe kredibiliteti dhe legjitimiteti i qeverisë që vjen, meqë na presin ende hapa të detyruar, kushtimisht themi pra të imponuar, fatkeqësisht nga bashkësia ndërkombëtare rreth dialogut, që të jenë më legjitime dhe të mos të mos bëjnë hezitime atëherë kur duhet e të mos bëjnë hapa të gabuar fatal atëherë kur nuk duhet në dëm të Kosovës, sepse gjykimi i opinionit publik do të jetë gjithnjë e më e ashpër, u shpreh ai.

Zgjedhje të parakohshme parlamentare gjatë verës? Baraliu komenton situatën politike
Lexo po ashtu Zgjedhje të parakohshme parlamentare gjatë verës? Baraliu komenton situatën politike

Në intervistë, Baraliu u shpreh se do të ishte mirë që Qeveria Kurti të jetë deri në fund të mandatit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori