Pas dështimit të votimit të rezolutës së LDK-së lidhur me dialogun me Serbinë, por edhe bllokimit tash e sa kohë të punës së Kuvendit të Kosovës, analistët dhe njohësit e rrethanave politike në vend vlerësojnë se situata aktuale në Kosovë është kaotike, kurse daljen nga kjo situatë e shohin te zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Analisti Ramush Tahiri, ka thëne për Telegrafin se situata në vend është në kaos dhe se zgjidhja për të dalë nga ky kaos janë zgjedhjet ose marrëveshje për bashkëqeverisje.
“Situata në Kosovë është kaotike. Zgjedhjet janë zgjidhja për të dalë nga kjo situatë, ose marrëveshja për bashkëqeverisje. Një marrëveshje për qeveri teknike ose Kuvendi ta shpërndajë vetveten dhe të nxjerr legjitimitet të ri”, potencoi Tahiri.
Edhe Imer Mushkolaj u shpreh se Kuvendi i Republikës së Kosovës është bllokuar dhe nuk mund të vazhdojë kështu pafundësisht.
Ai theksoi për Telegrafi, se nëse nuk gjendet zgjidhje, atëherë Kuvendi duhet të shpërbëhet.
“Kuvendi është bllokuar dhe nuk mund të vazhdojë kështu pafundësisht. Po qe se nuk gjendet zgjidhje, atëherë duhet të shpërbëhet. Vetëm presioni ndërkombëtar mund të bëjë që Kuvendi të mund të vazhdojë punën, të paktën për kalimin e disa ligjeve të rëndësishme”, ka thënë Mushkolaj për Telegrafin.
Politologu Musa Preteni potencoi se situata politike në Kosovë është e komplikuar.
Siç tha ai është krijuar një paradoks në vend pasi pozita dhe opozita nuk mund të lëvizin pa njëra-tjetrën.
“Madje kemi një situatë paradoksale ku mazhoranca nuk mund të kalojë ligjet e saj në Kuvend pa përkrahjen e opozitës, por edhe në anën tjetër opozita nuk i ka numrat për ta rrëzuar qeverinë. Pra kemi një situatë të rrallë politike ku pozita dhe opozita nuk mund të lëvizin pa njëra tjetrën”, tha ai.
Preteni, tha se kjo situatë e mjegullt e ka bërë kuvendin e Kosovës jofunksional, në kohën kur edhe presioni ndërkombëtar po rritet për kalimin e projektligjeve që lidhen direkt me procese të rëndësishme të Kosovës.
“Ky kuvend ose duhet të shpërbëhet dhe të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, ose duhet të ketë një marrëveshje mes spektrit politik si fazë tranzicioni deri tek zgjedhjet që do të duhej të mbaheshin shpejt. Siç po shihet nuk ka një disponim nga spektri politik për zgjedhje të shpejta, madje as diplomatët e huaj nuk po interesohen për diçka të tillë për faktin që një qeveri e ardhshme do të mund të ishte sërish e pafuqishme për t’i shtyrë procese të rëndësishme përpara sidomos në momentumin politik që gjendet Kosova në dialog me Serbinë, e ku po shihet qartë presion i madh ndërkombëtar për arritjen e një marrëveshje”, tha ai për Telegrafin.
E sa i përket rezolutës së LDK-së ai theksoi se skena politike është e ndarë e cila u dëshmua edhe me rrëzimin e kësaj rezolute.
“Por, një gjë është e qartë konsensusi duhet të arrihet qoftë tani qoftë pas mbajtjes së zgjedhjeve të reja. Dialogu është rrugë e pashmangshme e Kosovës”, tha ndër të tjera Preteni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vaktia e Ramazanit 2025

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës