Kur po i afrohemi majit dhe takimit të Ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, mbetet e paqartë nëse Kosova do të arrijë të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.
Kryeministri Albin Kurti gjatë javës ka zhvilluar takime e biseda me krerë të lartë të Francës dhe Gjermanisë. Prej Francës ai pret mbështetje për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pa parakushte, ndërsa nga takimet që zhvilloi në Gjermani, shefi i Qeverisë në një organizim të Partisë Socialdemokrate gjermane, u zotua se do të punojë për ‘çështje të pazgjidhura’ për pakicat.
“Ne gjithashtu do të zgjidhim çështjet e pazgjidhura me të cilat ballafaqohen pakicat tona, të drejtat dhe nevojat e tyre, duke përfshirë minoritetin serb të Kosovës, si prioritet”, ka thënë Kurti.
Duke folur në mediet gjermane për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, kryeministri Kurti ka thënë se nuk është në rregull që Asociacioni të nxirret si parakusht.
Ndërkaq, kryetari i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, Frank Schwabe ka thënë se nga këndvështrimi aktual, shanset e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës janë 50/50.
Për analistin Fitim Mulolli, Kosova gabon nëse i lëndon raportet me partnerët strategjik.
“Hap konkret është dërgimi i atij draft statuti në Kushtetuese, për të cilin kryeministri Kurti pas takimit ka dalë publikisht ka thënë isha i gatshëm ta nënshkruaj. Nuk e kuptoj hezitimin e Kurtit sepse nuk po kërkohet themelimi i Asociacionit sot, por vetëm të ecë procesi. Tani ajo do të marrë kohë; dy-tre muaj në Gjykatën Kushtetuese, dy-tre muaj derisa të shkrihen komentet, prandaj nuk e kuptoj këtë hezitim dhe lëndim të raporteve me partnerët strategjik për diçka që ne jemi zotuar se do ta bëjmë”, ka theksuar Mulolli, për RTK.
Por, për një analiste tjetër, tema e Asociacionit është zotim dhe nuk ka asnjë arsye të lidhet me Këshillin e Evropës. Madje ajo thotë se Serbia e humbi të drejtën ta kërkojë Asociacionin, duke i dirigjuar serbët e veriut, që bojkotuan zgjedhjet e së dielës.
“ Nuk e di çfarë tjetër mund të bëjmë ne si palë kosovare në këtë drejtim, kur pala tjerët nuk e ka marrë as hapin më të vogël rreth procedurave ligjore për ta marrë pushtetin legjitim në komunat e veriut, e tek pastaj të kërkohet procedimi tutje me Asociacionin. Në një proces normal, ne presim votimin në KiE, por edhe një deklarim më të fuqishëm të Kurtit që zotohet që sapo të piqen kushtet të procedohet tutje me Asociacionin”, ka theksuar Besa Luzha, njohëse e rrethanave politike.
Në numërim të ditëve deri më 16 maj, qeveria e Kosovës do ta ketë betejën kryesore me shtetin serb dhe presidentin, Aleksandar Vuçiq, që gjithë kësaj kohe është deklaruar se po bën gjithçka që ta ndalë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos