Në Kosovë situate politike vazhdon të jetë e brishtë. Partnerët e koalicionit të qendrës së djathtë LDK dhe AAK kanë filluar t’i vënë në pah problemet mes tyre e sidomos në raport me dialogun.
Profesori universitar Blerim Burjani thotë për RTV Dukagjinin se është e qartë që nuk ka një koordinim mes LDK-së dhe AAK-së sa i përket dialogut ndërsa nuk beson se PDK do të bëhet pjesë e qeverisë.
“Nuk ekziston një koordinim mes partnerëve të koalicionit qeverisës sa i përket dialogut. Nuk ka qasje të barabartë në këtë dialog. AAK ka ankesa të mëdha. Nuk ka përfaqësues të vetë në dialog dhe është jashtë lojës. Kjo mund të jetë mollë sherri për prishje të koalicionit ma vonë, por jo për momentin. PDK është duke zhvilluar një lojë politike. Ata nuk janë të interesuar të jenë pjesë e këtij koalicioni por më tepër është e interesuar që të reformohet brenda vetës. Pastaj edhe Gjykata Speciale u ka shkaktuar problem të mëdha si subjekt politik”, ka deklaruar Blerim Burjani.
Ndërkaq analisti politik Faton Abdullahu nuk pret unitet politik Brenda partnerëve të koalicionit, madje pret që situate të keqësohet edhe më tej, ndërsa është skeptik nëse dikush tjetër do t’i bashkangjitet këtij koalicioni.
“Brenda koalicionit nuk po shkohet që të krijohet një unitet minimal, përkundrazi, gjendja është duke u përkeqësuar. Nëse vazhdohet kështu vështirë se do të vazhdohet me këtë qeveri në këtë mënyrë…Sa më shumë të ketë problem Brenda koalicionit aq më e vështirë do të jetë të bindet dikush tjetër t’i bashkohet koalicionit”, ka deklaruar Faton Abdullahu.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka paralajmëruar takim mes partive të koalicionit për t’i zgjidhur problemet mes tyre./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi